E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri policia qellon ndaj protestuesve


Forcat e sigurisë hapën zjarr mbi njerëzit e mbledhur për të shoqëruar në banesën e fundit një prej figurave kyçe të opozitës në vend, incident në të cilin kanë humbur jetën disa persona.

15 mijë njerëz u grumbulluan për të përshëndetur aktivistin,  i cili një ditë më parë u qëllua nga katër persona, brenda banesës së tij. Besohet se në këtë atentat kanë lidhje shërbimet e fshehta siriane.

”I gjithë qyteti ishte në rrugë që në mëngjes dhe funerali u shndërrua në të vërtetë në një protestë të re ndaj regjimit shtypës të presidentit Bashar al-Assad”, tha për “Associated Press” një banor.

I banuar në shumicë kurde, SiriaSHBA: Assad të largohetSiri, vritet figura e rëndësishme e opozitës Revoltat siriane, pothuajse 3 000 të vrarë shpërthimi i dhunës në provincën lindore të Kamishlisë është një ngjarje që rrezikon t’i hedhë benzinë zjarrit dhe të shtyjë në revolta serioze minoritetin e shtypur sistematikisht nga Damasku zyrtar.

Media zyrtare e cilësoi vrasjen e al-Tammo si të organizuar nga qarqe që duan të destabilizojnë Sirinë. Ai u bëri thirrje njerëzve në shpërthimin e protestave muaj më parë që të luftonin me vendosmëri, deri në rrezimin e regjimit të Assad-it.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Ceremoni zyrtare për lamtumirën e fundit të Alisë
Funerali, te dielën
Ilacet, INSTAT “dorëzon” Berishen
Minatorët, pakti nuk zbatohet
EKG, në rrethe nuk ka pajisje
Media britanike flet për vdekjen e Alisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›