E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi ofensive e re ndaj Sirtes


Trupat qeveritare libiane kanë nisur një sulm të ri mbi qytetin e Sirtes, i fundit që kontrollohet ende nga besnikët e ish-diktarorit Muammar Gaddafi.

Prej më shumë se dy ditësh pozicionet e trupave të fundit të regjimit e gjejnë veten nën zjarrin e rëndë të artilerisë dhe predhave me tanke, ndërsa tashmë beteja është zhvendosur në rrugët e qytetit.

Të paktën 12 persona mbetën të vrarë dhe 190 të tjerë u raportuan të plagosur, gjatë luftimeve të ditës së premte. Shumica e banorëve të Sirtes kanë arritur të largohen nga qytetit, por me dhjetëra mijëra të tjerë ndodhen në zonën e LibiaLibi, Sirte zgjohet me të shtëna tankesh Libi, konflikti është pranë përfundimit Rishfaqet Gaddafi: Libianë, çohuni me miliona konflikteve, në një situatë kritike humanitare.

Forcat e Qeverisë së Përkohshme në Libi morrën kontrollin pothuajse mbi të gjithë vendin dy muaj më parë, duke detyruar Gaddafi-n që të arratisej për në një destinacion të panjohur. Megjithatë, Sirte, qyteti i tretë më i madh në vend, ka arritur të rezistojë deri më sot.

Sipas mediave ndërkombëtare, sulmi i nisur ndaj Sirtes është ai që duhet t’i japë përfundimisht fund pas disa muajsh konfliktit sirian. Gjatë javës, Gaddafi bëri thirrje për një kryengritje masive ndaj regjimit të ri, i cili sipas tij është ai që po i mohon popullit liritë thelbësore.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Ceremoni zyrtare për lamtumirën e fundit të Alisë
Funerali, te dielën
Ilacet, INSTAT “dorëzon” Berishen
Minatorët, pakti nuk zbatohet
EKG, në rrethe nuk ka pajisje
Media britanike flet për vdekjen e Alisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›