Kakavije fluks levizjesh ne hyrje e dalje

Rreth 15 mijë shtetas shqiptarë dhe 1000 të huaj kanë hyrë gjatë kësaj jave në Shqipëri prej pikës së kalimit kufitar të Kakavijes.
Policia bën të ditur se janë marrë masa që të mos ketë vonesa. Ndërkaq edhe fluksi në dalje ka qenë i konsiderueshëm, rreth 23 mijë shtetas kanë dalë nga Shqipëria vetem gjatë kësaj jave. Policia ka ushtruar kontrolle në mjete në kuadër të operacioneve antidrogë që po ndërmerren në të gjithë jugun e vendit.
Ndërkaq ajo që mund të vecohet për këtë periudhë është tendenca e shtetasve të vendeve të treta për të përdorur Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar në Europë. Kështu vetëm gjatë javës së kaluar janë ndaluar gjithsej 27 shtetas marokenë, tunizianë dhe afganë, 19 prej të cilëve në kufirin e gjelbër dhe 8 në thellësi të territorit shqiptar. Pritet që fluksi i kalimit në Kakavije të jetë në rritje gjatë javëve në vijim ku të dy palët shqiptare dhe greke po përgatiten të dyfishojnë kapacitetet përpunuese dhe njerëzore.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Festohet Nata e Bardhë
Edhe këtë vit në natën e bardhë, një festë jo zyrtare por që kremtohet prej disa vjetësh në Tirane, kanë gëluar rrugët nga njerëzit e shumtë që kishin dalë për të festuar deri në orët e para të mëngjesit. Elbasan, mungesë uji
Burimet që furnizojnë ujësjellësin e Elbasanit kanë pësuar rënie drastike për shkak të thatësirës dhe në qytet ka mungesa të theksuara me furnizim. Ligji për mbeturinat
Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me komisionerin e Bashkimit Europian për Mjedisin, zotin Poticnik, me të cilin ka diskutuar edhe mbi ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve. “Plehrat”, kërkesë për referendum pranë KQZ-së
Pas protestave të njëpasnjëshme kundër miratimit të ligjit për menaxhimin e mbetjeve, përfaqësuesit e shoqërise civile, kanë nënshkruar një kërkesë, për shfuqizimin e dy neneve të këtij ligji përmes referendumit. Ura e Poloskës rrezikon shëmbjen
Ura e Poloskës e cila është e vetmja që mundëson kalimin nga qyteti i Bilishtit në fshatin Miras dhe anasjelltas, rrezikon shëmbjen.
Lajmet kryesore
Fule: Topin e kanë shqiptarët
“Statusi, jepni rezultate mbi 12 prioritetet kyçe, reforma në drejtësi"
Kukan e Swoboda, letër Berishës e Ramës
SIDA, Ministria: 65 raste të reja në 2011
Greqi, grevë e përgjithshme në vend
EULEX, flet për dëshmitarin X