E Shtunë, 31 Tetor 2026

Visar Zhiti Ballkani gadishulli me poetik i botes

Shoqata e Malazezeve te Kosoves ka organizuar nje takim poetesh nga Kosova Mali i Zi dhe Shqiperia. Ne takim u fol per te ngjashmerite e ketyre popujve si dhe per te ardhmen e tyre te perbashket. Kafeneja Montengegro House ishte piketakimi i shkrimtareve te te tri shteteve Kosove-Shqiperi-Mal i Zi qe kaloi ne nje atmosfere letrare dhe u percoll ne media kosovare ne frymen e nje fqinjesie te mire. Krijimi i miqesise ndermjet popujve dhe krijimin e urave ne breza- eshte komentuar misioni i shkrimtareve ne kete takim. Ne te njejten fryme ne mungese se prezences eshte lexuar letra e derguar nga akademiku malazez Jevrem Brkovic

I vetedijshem te gjitha dramave historike marr guximin te porosis malazezet e mi se duke ju falenderuar shtetit te Kosoves dhe rolit te qyteteruar te shqiptareve ne Ballkan sot per here te pare qekur paraardhesit e tyre erdhen ne tokat shqiptare malazezet ne Kosove ndjehen ne shtepine e vet thuhet nder te tjera ne kete leter.

Ali Podrimja poet i mirenjohur nga Kosova i perkthyer ne disa gjuhe te botes e se fundmi edhe ne gjuhen malazeze evokoi kujtime te mikut te tij Jevrem Brkovic duke nxjerr ne pah lidhjen dhe ngjashmerine ndermjet te dy popujve. Ndersa per poetin nga Shqiperia Visar Zhiti takimi i se shtunes ishte emblematik ngaqe duket sikur po ribehet Ballkani i mrekullueshem dhe gadishulli me poetik i botes i cili ka dhene Homerin e Iliades apo Gjergj Fishten e Lahuta e Malcise. Ndersa vuajtjen e denimit ne burgun e Spacit me dy malazez Zhiti e ka lidhur me thenien e poetit amerikan Witman-it Nuk ka dashuri qe sacutekthehet pavaresisht se nuk mund ta ktheje ai qe ia ke dhene por jo gjen menyren dhe vjen. E konsideroj si nje kthim te simpatise dhe miqsise qe kam pasur me malazezet qe njoha ne burg. Nje deshmi e kthimit te kesaj dashurie njerezore ka thene Zhiti ne vazhdim.

Sipas Edi Shukriut arkeologe dhe shkrimtare nga Kosova ajo me cfare i ngjasojne te dy popujt me njeri-tjetrin eshte Besa Shqiptare apo Crnogorsko Cojstvo Une jam rritur duke degjuar besen shqiptare dhe Crnogorsko cojstvo. Ndoshta ka qene gabim e ndoshta jo. Por une mbi ato ndertova principet e jetes sime. Ndersa Maria Qorpa gazetare regjisore dhe dramaturge malazeze tha se artistet shqiptare dhe malazeze jane nje trup i vetem sepse ne art nuk ka ndarje ne asnje kategori. Barrierat gjuhesore nuk ekzistojne me sepse te gjithe po perkthehemi ne gjuhe te ndryshme. Keshtu qe eshte i rendesishme nje univers dhe nje emer rreth te cilit do te mblidhemi qe te shkembehen pervojat energjine dhe te gjithe pas kesaj te ndjehemi me mire. Dhe ky takim i sotem eshte mesazh i qarte se ne nuk jemi miq prej sot apo nga dje por te tille kemi qene gjithmone.

Roli i shqiptareve ne Ballkan i qyteteruar me kete mesazh te thene me ze te larte e ndjere deri dje brenda secilit Visar Zhiti shprehet Eumlshte nje porosi qe ne e themi me ze te larte tani por e kemi pasur gjithmone brenda vetes te duam njeri-tjetrin. Toka eshte jona. Dashuri per njeri-tjetrin. Mirekuptim. Te punojme se bashku te ndertojme te tashmen dhe te ardhmen se bashku. Jemi ballkanas te hershem dhe e sotmja eshte jona e ardhmja eshte jona dhe e shkuara na ka bashkuar me perpjekjet me lufterat por ne fund te fundit jemi bashke. Kjo me pelqen tek populli shqiptar dhe boshnjak eshte se ata mirekuptohen jane krahas ne lufte per jeten jo kunder jetes. Dhe here here ajo vogelsia numerike apo territoriale ka bere qe te kuptojne qe nuk eshte i madh ai qe ka siperfaqe te madhe apo numer tacutemadh njerezish por eshte i madh ai qe ka dashuri te madhe. Per kryetarin e Shoqates se Malazezve te Kosoves Sllobodan Vujiciq takimi letrar me pjesemarrjen e te tria shteteve nderkufitare eshte kultivimi i miqesise se mire dhe perafrimi i ne te ardhmen i te dy popujve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›