E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, kapet 8 kg marijuanë, në pranga poseduesi

Një sasi prej 8 kg marijuanë është bllokuar nga policia sot në mëngjes në Kakavijë. Droga mësohet se është gjetur në një autobus ndërsa në pranga ka rënë 24-vjeçari Albano Merkaj nga Vlora.
 

Sipas policisë droga u gjet e fshehur në çantën e 24-vjeçarit e mbështjellë me letër natriban të cilën ai do ta transportonte drejt shtetit grek.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të 24-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë së krimeve të rënda Tiranë për veprën penale “trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›