E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krishtlindjet festohen edhe në Greqinë e prekur nga kriza e thellë

Kriza ekonomike duket se ka frymëzuar dhe një tjetër festim të Krishlindjeve në kryeqytetin grek. Kryetari i bashkisë George Kaminis ndezi pemën në sheshin kryesor të Athinës, nga ku starton edhe sezonin e Krishtlindjeve. Ashtu si në të kaluarën muzika dhe festimet ishin të pranishme, por një element i rëndësishëm ishte pema e Krishtlindjeve.
 

Për të reflektuar krizën ekonomike të vendit Athina ka shpenzuar një buxhet të ulët për Krishtlindjet. Bashkia ka reduktuar koston e festimet të Krishtlindjeve me 10 për qind për të kursyer fondet e shtetit, por fushata e këtij viti është edhe një përpjekje për të nxitur qytetarët për shpirtin e kursimit në një kohë kur kriza e borxhit ka paralizuar Greqinë.
 

"Në këtë periudhë gri, në këtë hije të zezë të frikës, kemi zgjedhur dritën. Kohët kanë ndryshuar dhe në vend të një pemë që kushton shumë, ne do të festojmë gjatë 30 ditëve në qytet me një pemë Krishlindjesh që kushton më pak" tha Kaminis. Dhe për të ndjekur politikën e kursimeve nxënës nga 30 shkolla publike kanë varur zbukurimet në pemën e Krishtlindjeve në sheshin Sintagma të ndërtuara me materiale të riciklueshme.

Festimet e Krishtlindjeve në Greqi do të zhvillohet në tre sheshet kryesore në Athinë për një periudhë dy javore. Greqia është goditur nga protestat e vazhdueshme dhe greva për një vit mbi programin ekonomik të qeverisë ndërsa qeveria Papademos pritet të marrë këstin e radhës të kredisë nga ndërkombëtarët.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›