E Diel, 1 Nëntor 2026

OECD: Australia renditet sërish kombi i zhvilluar më i lumtur në botë

australia-aAustrali- Australia është renditur si kombi më i lumtur në botë ndër ekonomitë e zhvilluara për të tretin vit radhazi.

Australia fitoi pozitë të lartë, për shkak të fuqisë së përgjithshme të ekonomisë së saj, në indeksin më të mirë të jetës, i hartuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Suedia, Kanadaja, Norvegjia dhe Zvicra gjithashtu ishin në top 5. Sondazhi rendit më shumë se 30 vende bauzra në kritere të tilla si nivelet e të ardhurave, shëndeti, siguria dhe strehimi.

“Australia kryen jashtëzakonisht mirë masat e mirëqenies, siç tregohet nga fakti se ajo renditet ndër vendet e para në një numër të madh të temave të Indeksit të jetësës më të mirë”,- tha OECD-ja në faqen e saj.

Më shumë se 73% e njerëzve, 23 milion australianë të moshës 15 deri 64 vjeç kanë punë të paguar, e cila është mbi mesataren e OECD-së. Jetëgjatësia në lindje është edhe më e lartë, në pothuajse 82 vjet.

Ekonomia e Australisë ka postuar më shumë se dy dekada të rritjes së drejtë për shkak të kërkesës për burimet e saj natyrore. Kombi gjithashtu arriti të ngelet në bisht nga e keqja e krizës financiare dhe ishte i vetmi komb i madh zhvilluar për të shmangur recesionin global në vitin 2009.

Megjithatë, qeveria është duke filluar të shohë sfidat në rritje, përfshirë papunësinë në rritje. Si rezultat, qeveria e Australisë tani është duke kërkuar për të lëvizur larg ekonominë nga varësia ndaj minierave, drejt sektorëve të tillë si ndërtimi dhe prodhimi.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›