E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jonathan Moore në Tiranë, nis takimin me kreun e PS-së Edi Rama

moore-yTiranë- Teksa çështja e KQZ-së mbetet ende e pazgjidhur edhe pse Shtete e Bashkuara të Amerikës bëjnë thirrje për gjetjen e një zgjidhje sa më shpejt, Drejtori për Evropën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore nisi mëngjesin e sotëm takimet zyrtare në Tiranë.

Zoti Moore aktulaisht po takohet me kreun e PS-së, Edi Rama në ambientët e selisë rozë, ku shoqërohet nga ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Aleksandër Arvizu.

Zëri i Amerikës raportoi se çështja e KQZ-së pritet të jetë pjesë edhe e bisedimeve të zotit Moore i cili rikthehet në Tiranë pas afro një muaji nga vizita e tij e fundit, e cila përkoi pikërisht me lëvizjet në Komisionin Qendror.

Mazhoranca dhe opozita nuk bien dakord për mënyrën e plotësimit të KQZ-së. Partia Socialiste pretendon se zëvendësimi i anëtarit të LSI-së në KQZ ishte i paligjshëm e për këtë KQZ-ja duhet të rikostituohet në Parlament.

Por nga ana tjetër mazhoranca ka bërë thirrje për zëvendësim të anëtarëve që mungojnë e për këtë i ka bërë thirrje disa herë PS-së të sjellë propozimet e reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›