Kakavijë, ndalohet polici kufitar dhe një sekser
Gjithashtu, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bëri të mundur arrestimin edhe të një shtetasi tjetër, me akuzën e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, bëri të ditur se "dy të akuzuarit vendosnin vulat hyrje në pasaportat e shtetasve shqiptare pa praninë e tyre, duke përfituar 3000 euro gjithsej".
Të ndaluarit janë Ermal Sheroku, 29 vjeç, lindur dhe banues Skrapar, si dhe punonjësi i shërbimit kufitar, Afrim Shenaj, 38 vjeç, lindur dhe banues në Fier. Sheroku kishte marrë përsipër vulosjen e pasaportës së dy shtetasve nga Fieri, ndërsa punonjësi i policisë kufitare përfitonte shumat financiare, përkundrejt shpërdorimit të detyrës shtetërore.
Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 7 celularë, 4 pasaporta, si dhe automjeti tip “Citrohen” me targa greke NZK 5908”, pohoi policia lokale.
Ky është rasti i tretë gjatë këtij viti që policia e Gjirokastrës, në jug të vendit, ndalon për shpërdorim detyre shtetas me funksion shtetëror.