Shakira tifoze meSpanjën: Mezi prestë këndoj Waka Waka
JOHANESBURG- Këngëtarja kolumbiane Shakira mezi pret të këndojë në finalen e kampionatit botëror mes Spanjës dhe Holandës, ndërsa të shtunën ajo ka vizituar stadiumin Soçer Siti të Johanesburg. Pop-starja latine u shpreh e emocionuar që ceremonia e finales do të nisë sërish me këngën e saj “Waka, Waka”, ashtu si në startin e Kupës së Botës.
“Mezi pres të vijë ndeshja e së dielës, mezi pres të zbres në fushë dhe të këndoj Waka, Waka, - tha Shakira. – Kjo këngë është bërë kënga e shpresës dhe e integrimit, gjërat që përfaqëson kjo Kupë Bote. Afrika e Jugut është bërë një vend shembull për të gjithë botën”, u shpreh këngëtarja e famshme. Shakira është gjithashtu një ambasadore e UNICEF-it për fëmijët, ndërsa tani ajo thotë se e konsideron veten një fëmijë të Afrikës. “Afrika ka qenë mësuesja ime, ka influencuar shumë në jetën dhe muzikën time. Kolumbia dhe sidomos zona bregdetare ku jam rritur unë, ngjan si një vend afrikan”, u shpreh ajo.
Shakira zbuloi gjithashtu se në këtë ndeshje do të bëjë tifozllëk për Spanjën, duke qenë se edhe vetë është hispanike. Në ceremoninë e të dielës do të marrin pjesë rreth 15 kryetarë shtetesh, ndërsa pritet të performojnë qindra muzikantë dhe kërcimtarë afrikanë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)