Tifozët holandezë në Afrikë ka një entuziazëm kolektiv
JOHANESBURG- Mijëra tifozë nga e gjithë Holanda kanë mbërritur të shtunën në Johanesburg të Afrikës së Jugut, ku do të luhet finalja e kampionatit botëror. Në këtë vend janë harruar të gjitha problemet e tjera dhe njerëzit kanë vënë futbollin në plan të parë, duke shpresuar në fitimin e Kupës së Parë të botës. Si gjithnjë, entuziazmi dhe optimizmi në radhët e tifozëve portokallinj nuk mungon. Të gjithë janë të bindur se skuadra e drejtuar nga Bert Van Marvijk do të triumfojë në finalen ndaj Spanjës, duke bërë të harrohet dështimet në Botërorët 1974 dhe 1978.
E ndërkohë, në qytetet e Holandës duket se ekziston një çmenduri kolektive në prag të kësaj ndeshjeje. Mediat e kanë quajtur atë çmenduria portokalli. Shtëpitë në qytetet holandeze duken të dekoruara me këtë ngjyrë. Në qytetin e vogël Goirle, afër kufirit me Belgjikën, përgatitjet për këtë ditë kanë nisur që në muajin maj. Krenaria e qytetit është mbrojtësi Joris Matijsen, i cili ka lindur aty dhe tani është titullar në ekipin kombëtar.
Por, nuk janë vetëm njerëzit optimistë për fitimin e Botërorit. Të gjitha gazetat holandeze presin që Shnajder e Roben të bëjnë realitet ëndrrat e këtij populli futbolldashës. Tituj si “Portokalli Ole”, “Po shkojmë të kërkojmë ar” apo “Luani mund të fitojë”, kanë zënë faqet e para të gazetave në Holandë. Edhe pse Spanja konsiderohet favorite, tifozët holandezë janë të mendimit se këtë herë është radha e Holandës që të ngrejë trofeun më të rëndësishëm në futboll.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)