E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, policia: Me grekët dotë sillemi me të njëjtën monedhë

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } GJIROKASTER- Policia shqiptare i përgjigjet me të njëjtën modhenë policisë greke. Të gjithë grekët që nuk do të kenë mundësi të justifikojnë qëndrimin në Shqipëri me garanci monetare do të kthehen mbrapsht.

Drejtori i policisë kufitare të Kakavijë, Admir Abrija urdhëroi të zbatohen procedurat reciproke.  ”Të zbatohet e njëjta procedurë me shtetasit grek. Në rast se nuk justifikojnë arsyet, të kthehen mbrapsht”- ka thënë Abrija duke shtuar se për këtë gjë është vënë në dijeni dhe pala greke.
 
Policia shqiptare ktheu mbrapsht një makinë 4 shtetas grekë. Kjo ka ngjallur indinjatën e atyre të cilët kanë kërkuar dhe arsyet e ktbimit, por policia ka riajtur gjakftohtësinë.
 

“Situata në Kakavijë është shumë e tensionuar”- informon korrespondentin ynë në Kakavijë Piro Nase. 

Ora 10:00 KAKAVIJE, ABRIJA I KERKON HOMOLOGUT GREK TE LEJOJE KALIMIN E SHQIPTAREVE
Pengimin e shqiptarëve që duan të hyjnë në Greqi nga Kakavija sot po e kryen, veç kontrollorëve, edhe një polic grek në vijën neutrale që nuk i ka pranuar shtetasit me pasaporta biometrike dhe as makinat me targa shqiptare të kalojnë, por ka lejuar vetëm shtetasit grekë. 
Situata e rëndë dhe e lodhshme që ka rreth 3 ditë që agravohet, ka shtyrë sërish Drejtorin e kufirit, Abrija të kërkojë takim me homologun e tij dhe të diskutojë situatën kaotike.

KAPSHTICE, E NJEJTA SITUATE: SHQIPTAREVE IU KERKOHET GARANCIA 1500 EURO
E njëjta situatë përsëritet edhe në pikën e kalimit të Kapshticës, ku po vazhdojnë kthimet masive të shqiptarëve që nuk disponojnë shumën 1500 euro. Drejtori i kufirit Ylber Zyberi tha se janë kthyer 17 familje shqiptare. Pala greke punon me një sportel në hyrje dhe një në dalje, ndërsa ajo shqiptare me 2 sportele në hyrje dhe 3 në dalje. Radha mbetet e gjatë.

MBREME , MBI 200 SHQIPTARE PENGOHEN TE HYJNE NE GREQI, PERDHOSEN PASAPORTAT SHQIPTARE ME KRYQE

Vetëm natën e djeshme, nga ora 20.00 deri rreth mesnatës,  mbi 200 shtetas shqiptarë, burra, gra, fëmijë e të moshuar që udhetonin drejt Greqisë si turistë, vetëm me pasaportat biometrike shqiptare, nuk janë lejuar të kalojnë në territorin grek, ndërkohë që disave prej tyre u janë keqtrajtuar edhe pasaportat, duke u vënë kryqe, apo duke ua hedhur në fytyrë.

Pamja e shtetasve shqiptarë, të cilët prisnin rreth orës 02.00 të mëngjesit të ditës së mërkurë në pikën kufitare të Kakavijës, ishte me të vërtetë e mjerë.

Dhjetëra familje me fëmijët e mitur në duar, të cilët qanin, kërkonin ushqim e ujë, të mbështjellë me tesha të rastit për t’u mbrojtur nga i ftohti; të moshuar që rrinin në këmbë ne errësirë e në të ftohtë, si nga dogana shqiptare, ashtu edhe nga ajo greke, familjarë me valixhe e çanta, në pritje të autobusëve që vinin nga Athina apo qytete të tjera të Greqisë, me shpresën e gjetjes së ndonjë vendi të lirë nëpër autobusa, për t’u rikthyer në qytetet e tyre.

Nga ana tjetër policia dhe doganierët grekë, të cilët nuk lejonin kalimin e turistëve shqiptarë vetëm me pasaportat biometrike, duke u kërkuar që për çdo ditë të qëndrimit të tyre në Greqi të posedojnë shumënprej 50 eurosh për shpenzimet personale ditore, ose garancinë e pagimit paraprak të hoteleve, llogari bankare ku mundet të kishin të depozituar shumën në fjalë, ose edhe deklarata me përgjegjësi nga të afërmit e tyre të cilët do t’i prisnin në banesat e tyre.

Fakt është që mbrëmë natën autobusi që vinte nga Elbasani ka udhetuar vetëm me 3 pasagjerë, pasi gjithë të tjerët nuk janë lejuar të kalojnë e të udhëtojnë drejt Greqisë.

Shtetasit shqiptarë, të cilët prisnin në të dy anët e kufirit janë shprehur të indinjuar për faktin dhe trajtimin e tyre nga ana e policisë dhe doganierëve grekë, të cilët u “kujtuan pas ngjarjeve të Përmetit të hakmerren në këtë mënyrë ndaj shqiptarëve”, por edhe ndaj firmave dhe agjencive të ndryshme të udhëtimeve, të cilët nuk i informojnë qytetarët shqiptarë për situatën në kufirin grek, duke u bërë edhe ata bashkëpërgjegjës për mundimin e tyre në orët e vona të natës, apo edhe të mesditës kur detyrohen me plaçka nëpër duar, fëmijë në krahë e pleq të presin në gjetje të mjeteve për t’u rikthyer në qytetet e tyre.

Shumë prej tyre e ndiejnë veten të fyer jo vetëm nga grekët, por edhe nga agjencitë e udhetimeve, të cilët jo vetëm që nuk u rikthejnë shumën e paguar për biletat, por as nuk marrin përsipër e garantojnë kthimin e tyre.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›