E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Përmeti”, "Agimi i Artë": Të dëbohen emigrantët shqiptarë

Incidentet e ndodhura ditët e fundit në Përmet kanë ngjallur edhe reagimet e ashpra të partisë neonaziste greke, “Agimi i Artë”. 

Në një deklaratë të kësaj partie denoncohen ngjarjet, fajësohen për to shqiptarët dhe kërkohet si masë e mënjëhershmë dëbimi i të gjithë emigrantëve shqiptarë nga Greqia. 

“Shteti i kaçakëve po terrorizon grekët dhe po përdhos e pushton kishën e Përmetit, të Vorio Epirit. Qeveria greke po rri duarkryq ndaj krimeve të shqiptarëve, sulmeve vrasëse dhe shkeljes së traktakteve ndërkombëtare. Agimi i Artë” kërkon të merren masa të menjëhershme ndaj provokimeve shqiptare. Të mbrojmë vëllezërit tanë nga Vorio Epiri. Ndërsa të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi, duhet të dëbohen menjëherë”, thuhet në një deklaratë të partisë “Agimi i Artë”. 

(a.jo/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›