Kakavijë, rikthehet problemi i toponimeve
Rikthehet problematika e toponimeve në pasaportat e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.
Pala greke ka njoftuar se që nga dita e sotme nuk do të lejohet hyrja e shqiptarëve që kanë probleme me toponimet.
Sipas informacione nga kjo pikë doganore, pala greke ka kthyer një fëmijë që kishte problem me toponimet në pasaportë
Ndërkohë drejtuesit e policisë kufitare kanë nisur bisedimet me homologët grek për gjetjen e një zgjidhje afatgjatë të problemeve që ka krijuar shkrimi i toponimeve të vendlindjes së fëmijëve të lindur në Greqi, në pasaportat e tyre.