E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenevë, sot nesër seancë përtë drejtat e njeriut në Shqipëri

GJENEVE- Të Drejtat e Njeriut në Shqipëri do të merren në shqyrtim për herë të dytë nga Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, sot dhe nesër, më 15 dhe 16 korrik, në seanca të cilat do të transmetohen drejtpërsëdrejti në Internet.
 
Sipas Marrëveshjes Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, e cila është një ndër traktatet kryesore ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut, Shqipëria duhet t’i nënshtrohet kontrolleve të rregullta të Komitetit për të Drejtat e Njeriut.
 
Në lidhje me zbatimin e të drejtave të njeriut, hera e fundit që Shqipëria u paraqit përpara këtij Komitetit ishte në vitin 2004. Seancat do rë zhvillohen më 15 korrik nga ora 15:00 – 18:00 dhe në datën 16 korrik nga ora 10:00 – 13:00, me orën e Gjenevës.
 
Komiteti, që përbëhet nga 18 ekspertë të pavarur, do të zhvillojë një dialog me delegacionin e Shqipërisë mbi pyetje që lidhen me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vend.
 
Shqipëria, si një nga 167 vendet anëtare të Marrëveshjes, i ka dërguar Komitetit një raport mbi zbatimin e detyrimeve të saj për të drejtat e njeriut, e gjithashtu edhe disa organizata jo-qeveritare kanë dërguar raporte për t’u marrë në konsideratë nga Komiteti
 
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›