E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takohet me Metën në selinë rozë

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.

Takimi është zhvilluar në selinë rozë dhe ka zgjatur për rreth 60 minuta ndërsa ende nuk dihen detaje për temat e diskutimit.

Sipas burimeve të “Ora News”, Meta nuk ka qënë i shoqëruar me asnjë nga përfaqësuesit e LSI-së në takimin me kryesocialistin Rama.

Ky është takimi i parë që dy liderët e së majtës kanë zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste që pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor mes dy forcave politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›