E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavije sekuestrohen 70 kg kanabis. Dy ne pranga

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 70 kg marijuanë dhe ka arrestuar dy persona. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Aleksandër Veshi 28- vjeç dhe Gazmend Demushi 20- vjeç, ndërsa ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë identitetin e të cilëve nuk bëhen ende të ditura për arsye hetimi.

Mësohet se shërbimet e policisë kufitare të Kakavijës kanë konsatuar se në vendin e quajtur “Gryka e Bogazit” që të çon në kufirin grek, katër persona po lëviznin duke transportuar disa çanta shpine që dyshohej se ishin me lëndë narkotike. Forcat e policisë kufitare janë vënë menjëherë në ndjekje të tyre, por janë pikasur nga transportuesit të cilët janë larguar në errësirë duke braktisur edhe çantat.

Sipas policisë nga kontrolli i çantave rezultoi se brenda tyre ndodheshin 70 pako të mbështjella me natriban dhe në total lënda narkotike shkonte 70 kg gjithsej ndërsa mësohet se lënda narkotike ishte siguruar në fshatin Lazarat dhe kishte si destinacion shtetin grek.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›