E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seri shperthimesh ne Pakistan. 34 te vdekur

Dy shpërthime të njëpasnjëshme në Peshavar, në Pakistan kanë vrarë të paktën 34 persona dhe kanë plagosur 100 të tjerë. Shpërthimet, një nga të cilët besohet se është kryer nga një kamikaz, kanë ndodhur pak pas mesnate. Sipas të dhënave të policisë fillimisht pati një shpërthim të dobët në një restorant, para sesa një shpërthim shumë më i fuqishëm të godiste personat e mbledhur në vendngjarje.

Eksplozivi i dytë mendohet se ishte vendosur në një motoçikletë dhe u aktivizua me telekomandë. Tregu ndodhet në një sektor ushtarak të qytetit. Në afërsi gjendet edhe konsullata e SHBA-së. Ekstremistët myslimanë kanë kryer sulme të intensifikuara pas vrasjes me armë zjarri muajin e kaluar prej ushtarëve amerikanë në Abotabad  të kreut  të rrjetit terrorist Al Kaida, Osama bin Laden.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›