Mallakastër, vritet për hakmarrje 45-vjeçari
Një 45-vjeçar është vrarë me armë pasditen e sotme në rrethin e Mallakastrës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Poçem ku 45-vjeçari Asqeri Merkaj është qëlluar për vdekje me armë gjahu ndërsa si autor i ngjarjes dyshohet të jetë 43-vjeçari Lefter Malaj.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit si autor të ngjarjes.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakëmarrjes pasi viktima mendohet se tre vjet më parë ka vrarë babain e autorit të ngjarjes.