E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, sekuestrohet 15 kg drogë

Operacioni i koduar “Pengesa” përfundoi me sekuestrimin e sasisë së drogës së presuar dhe arrestimin e poseduesit të saj, shtetasi Edmond Gjalloshi, 38-vjeç nga Fieri. Automjeti i këtij shtetasi tip "Seat" me lëndë narkotike u konstatua rreth orës 14.30. 

Policia bëri të ditur se lënda narkotike u gjet e fshehur në dy gomat e pasme të automjetit dhe në dy të tjera rezervë.

Galloshi udhëtonte nga Fieri për në Selanik, ku kishte emigruar prej disa vitesh. Burimet thanë se 38 vjeçari u arrestua nga forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë  të përfshirë në këtë trafik./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-06 17:45
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›