E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, aksidenti i merr jetën të moshuarës

Policia lokale bëri të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në qendër të qytetit, kur një mjet tip furgon ka përplasur për vdekje shtetasen Erale Shllaku, 70-vjeç si dhe ka plagosur shtetasen Zymbyle Mata, 50-vjeç.

Policia sqaroi se gratë e plagosura janë dërguar me urgjencë në spital, por për njërën prej tyre goditja ishte fatale, ndërsa 50-vjeçarja i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal. Policia është vënë në ndjekje të drejtuesit të furgonit i cili është identifikuar tashmë. Ai u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas ndodhjes së aksidentit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-06 22:44
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›