E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Demonstruesi u vra nga plumbi i gardistit

Prokuroria e Tiranës po shkon drejt zbardhjet së vrasjes së Ziver Veizit nga Gjirokastra, i cili mbeti i vdekur midis tre të tjerëve në demonstratën e dhunshme.

Gazeta “Panorama”, duke cituar burime nga organi i akuzës, nënvizon se plumbi i gjetur në trupin e Veizit kishte dëmtime të mëdha, çka sipas ekspertëve fillimisht është përplasur me një mjet të fortë dhe më pas ka goditur protestuesin.

Predha e gjetur përputhet me njërën prej armëve të përdorura ditën e ngjarjes nga efektivët e Gardës së Republikës. “Bëhet fjalë për një preshë 9 mm që i përket një automatiku të modelit turk MP5, që është përdorur nga Garda e Republikës”, citon e përditshmja burimet nga organi i akuzës.

Pas zbulimit të plumbit dhe përputhjes së me armën, tashmë Prokuroria po heton se kush ka qenë gardisti që ka shkrepur automatikun.  Për këtë arsye, Prokuroria do të kontrollojë regjistrin e Gardës së Republikës.

                                                                                             2011-02-07 08:48
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›