E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Denohet kryetari i Komunes se Kacanikut

Gjykata e Qarkut ne Prishtine shpalli fajtor dhe e denoi me tri vjet heqje lirie Xhabir Zharkun kryetar i komunes se Kacanikut rreth 60 kilometra ne jug te Prishtines si dhe tre persona tjere nen akuzat per kercenim dhe detyrim.

Sipas akuzes ata jane pergjegjes per perfitime personale duke kercenuar viktimat per tu terhequr nga nje tender ne vitin 2006 qe e kishin fituar per blerjen e nje ferme kafshesh ne fshatin Rakaj te Ferizajt.

Kryetari i Kacanikut Xhabir Zharku eshte gjobitur edhe me 1.500 euro per armembajtje pa leje.

Pas shpalljes se vendimit zoti Zharku e quajti gjykim politik duke pretenduar se eshte denuar pasi ne vazhdimesi ka kritikuar ashper UNMIK-un.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›