E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë-Krujë, tritol fabrikës së çimentos nuk ka të lënduar

FUSHË KRUJË- Shpërthim me tritol në fabrikë e çimentos në Fushë-Krujë. Ngjarja, sipas policisë vendase mësohet të ketë ndodhur rreth orës 21 e 30 të mbrëmjes së sotme, ndërsa mësohet se nuk ka persona të plagosur.

Sasia e tritolit ishte vendosur në pjesën juglindore të murit rrethues të fabrikës dhe për pasojë ka dëmtime të tij.

Policia po heton për të zbardhur ngjarjen dhe autorët e mundshëm që kanë vendosur eksplozivin.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›