E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapshticë, gjenden nga policia 7 klandestinët e humbur

Janë gjetur shtatë personat që kishin humbur nga pika e kufirit të Kapshticës. Sipas policisë personat janë gjetur ndërkohë që kishin kaluar kufirin për në shtetin fqinjë Greqinë dhe ishin bllokuar nga dëbora e dendur që kishte mbuluar zonën. Pasi nuk kanë mundur të orientohen se ku ndodhen ata kanë lajmëruar policinë. Sipas policisë forcat kufitare nga pala greke dhe ajo shqiptare, pas kërkimeve intensive kanë bërë të mundur gjetjen sa më shpejt e personave të humbur të cilët rrezikonin jetën në mes të të ftohtit dhe dëborës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›