Kapshticë,7 klandestinë humbasin në dëborë

Shtatë persona kanë humbur nga pika kufitare e Kapshticës. Ndërkohë që kishin kaluar kufirin për në shtetin fqinjë Greqinë, dyshohet se 7 shqiptarët janë bllokuar nga dëbora e dendur që ka mbuluar zonën. Pasi nuk kanë mundur të orientohen se ku ndodhen ata kanë lajmëruar policinë. Sipas policisë ende nuk dihet identiteti i personave të humbur dhe vendndodhja e saktë e tyre por forcat kufitare nga pala greke dhe ajo shqiptare, kanë filluar kërkimet për të gjetur sa më parë personat e humbur të cilët rrezikojnë jetën në mes të të ftohtit dhe dëborës.