ERE formule e re per blerjen e energjise nga hidrocentralet private
14/10/2010Metodologjia
etodologjia per blerjen e energjise elektrike nga ana e hidrocentraleve private qe do ta shesin ate ne tregun vendas do te ndryshoje. Aktualisht cmimi caktohet nga Enti Rregullator i Energjise duke u bazuar te formula e mesatares se cmimit per importin e tre viteve. Por ky institucion ben me dije se ekspertet kane nisur studimin per gjetjen e nje metodologjie te re per te bere te mundur caktimin e duhur te tarifave te energjise elektrike per hidrocentralet private ne vendin tone. Mesohet se nje ulje e cmimit ndikon tek investitoret dhe nuk jep nxitje per sektorin. Kjo eshte arsyeja qe Enti Rregullator i Energjise eshte duke pare mundesite e gjetjes se nje formule te re qe jo vetem tu jape shtyse te huajve qe te ndertojne HEC-e por ne te njejten kohe te mos prishe planet kompanive qe i blejne sasite e prodhuara ne vend. Aktualisht cmimi i energjise i prodhuar ne vend nga privati eshte mesatarisht 6.5 leke kur me pare shkonte deri ne 7 leke/kilovati. Vitet e fundit jane lidhur rreth 98 kontrata koncesionare per ndertimin e 264 hidrocentraleve me madhesi te ndryshme dhe nga keto puna per ndertimin e tyre ka nisur ne vetem 36 HEC-e nderkohe qe ne rrjet eshte lidhur deri tani vetem nje hidrocentral i cili po ia shet energjine qe prodhon Korporates Elektroenergjetike Shqiptare. Hidrocentralet e tjera pritet te perfundojne brenda 3 viteve te ardhshme dhe aktualisht eshte zgjidhur edhe problemi i financimeve per investitoret si dhe ai i shpronesimeve. Interes nga kompanite e huaja ka edhe per prodhimin e energjise nga era qe eshte shfaqur konkretisht nga 12 shoqeri 3 nga te cilat jane pajisur me autorizim dhe 9 te tjera jane ne proces.