Kalaja: 117 profesionet e vështira, në pension të parakohshëm

Sipas kryetarit të BSPSH, Kalaja, trajtimi i vçantë për profesionet e vështira për gratë do të nisë në moshën 50 vjç dhe për burrat në moshen 55 vjç
Profesionet e vështira ku futen edhe minatorët do të përfitojnë trajtim të vçantë sa i takon pagesës. Për 117 profesione të vështira nga të cilat përfitojnë mbi 3 mijë persona është kërkuar që t'u paguhen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
Këtë e pohon kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja, i cili thekson për gazetën se në Këshillin Kombëtar të Punës që u zhvillua dje, të gjithë të pranishmit ranë dakord me kërkesat e tyre. Ndërkohë edhe zv/ministri i Ekonomisë, Neritan Alibali, shpjegoi përfitimet që do të kenë profesionet e vështira.
Statuti
Protestat e herëpashershme të minatorëve për të ulur moshën e daljes në pension duket se ka dhënë rezultat pasi të gjitha profesionet e vështira edhe nëse nuk do të ulet mosha e pensionit do të përfitojnë trajtim të vçantë.
"Në këshill u diskutua që gratë të përfitojnë trajtimin vçantë në moshën 50 vjçe dhe burrat në moshën 55 vjç çka do të thotë se në një çfarë mënyre edhe ky është dalje në pension të parakohshëm"- pohon Kalaja duke shpjeguar se në këtë trajtim të vçantë për profesionet e vështira do të përfshihen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
Kështu Kalaja shpjegon se nëse një burrë punon në minierë që është profesion i vështirë, në moshën 55- vjçare do të përfitojë trajtimin e vçantë që në një farë mënyre është pension i parakohshëm.
"Dua të theksoi se për BSPSH kjo është arritja më e madhe që është bërë në këto vite për profesionet e vështira. Ky trajtim i vçantë është bërë duke u mbështetur edhe në eksperiencën e vendeve të tjera dhe është zgjidhje më e mirë.
Kategoritë
Në kategorinë e dytë janë klasifikuar profesionet e naftëtarëve, të shtëpive botuese dhe profesione të tjera të cilët megjithëse kanë vështirësi punë të mëdha nuk mund të përfitojnë trajtim të vçantë.
Sindikalistët të pranishëm në Këshillin Kombëtar të Punës kanë përkrahur këtë projektligj i cili sipas tyre gjen zgjidhje për disa nga kërkesat e tyre. Zv.ministri, Neritan Alibali ka shpjeguar se në botë nuk ekziston një status për profesionet e vështira por vetëm trajtime të vçanta për to.
"Ne u përpoqëm të bëjmë të mundur atë që mund të bëhet brenda kushteve të Shqipërisë duke mbajtur një ekulibër midis kërkesave të sindikatës dhe të punëdhënësve." u shpreh Alibali.