E Martë, 3 Nëntor 2026

Kalaja: Açka bëri grevëthyesen! Veprimi i saj ishte provokues

Avokatja e “Rithemelimit”, Adriana Kalaja, në emisionin ‘3D’ në RTSH deklaroi se deputetetja e PD-së Flutura Açka bëri grevëthyesen dhe se veprimet e saj ishin provokuese.  

“Në politikë ka debate të forta. Ka edhe një dhunë psikologjike për sa kohë veprimet e Açkës ishin provokative. Ishte duke bërë lojën e grevëthyeses. Ju e dini sa ça ndodh me grevëthyesit. Këto veprime që bëri ajo si kanë bërë as kryetarët e komisioneve që janë nga shumica. Ishte e rëndë dhe meriton reagim të fortë.”, tha Kalaja.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›