E Martë, 3 Nëntor 2026

Emisioni ‘3D’ në RTSH, Kulluri: Ajo që ndodhi ndaj znj. Açka ishte e turpshme

Anëtari i Kryesisë së PD, Edvin Kulluri, në emisionin ‘3D’ në RTSH të Alban Dudushit, deklaroi se aktet e dhunës ndaj deputetes, Flutura Açka nga dy deputetët e opozitës, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, ishin “veprime të turpshme”.

“Në aspektin politik është një veprim që tregon konfizitet në kufijtë e histerisë. E patolerueshme dhe nga pikëpamja njerëzore. Ishte pa asnjë shkak. Thelbi i gjithë aksionit të “Rithemelimit” ka të bëjë me faktin se u është mbushur mëndja se pa Berishën s’ka as Parlament, as Ballkan, as Shqipëri. Berisha duhet të jetë më modest. Të kuptojë se PD funksionon edhe pa të. Nuk ka 500 mijë vota sepse janë dhe votat e të gjitha partive të vogla. Bardhi donte të mos kishte kandidatura nga PD në zgjedhje sepse planifikonte të shkonte te Berisha.”, tha Kulluri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›