Kalaja e Gjirokastrës me panele diellore
08/05/2009 Ambientet e brendshme, ndriçim 24 orë. Projekt i aplikuar për herë të parë në Ballkan
Pretendohet të ngrihet një muze brenda, do të quhet si vepra e Kadaresë “Kronikë në gur”
GJIROKASTËR – Ambientet e brendshme të kalasë shumëshekullore që ndodhet në kodrën më të lartë në qytetin e Gjirokastrës, prej tre ditësh furnizohet 24 orë me energji elektrike, fal instalimit të paneleve diellore. 20 llamba me fuqi prej 1.7 kilovat, të prodhuara nga panelet diellore, që janë vendosur në tarracën e kalasë, ndriçojnë galerinë e armëve të rënda, me gjatësi 60 metra.
Panelet diellore
Rajmond Kola, drejtori i zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Qytetit-Muze të Gjirokastrës, ka pohuar të enjten për se kjo teknologji siguron ndriçimin të plotë në hyrje të kalasë dhe është krejtësisht e pavarur rrjeti i transmetimit të filialit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) të Gjirokastrës. “Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Organizatën për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (GCDO) dhe është mbështetur nga programi “Global Environmental Facility” të Kombeve të Bashkuara”, është shprehur zoti Kola, duke shtuar se ky model është aplikuar për herë të parë në rajonin e Ballkanin.
Sipas Kolës, përmes këtij projekti u krye njëkohësisht edhe ndriçimit i ri artistik i galerisë së hyrjes në Kala, që krijon një efekt të jashtëzakonshëm për evidentimin e vlerave të saj ndërtimore. Galeria me topat e vendosura anash saj ka pasur deri tani një ndriçim të varfër dhe të amortizuar, aspak mikpritës për vizitorët. Galeria ka tani një ndriçim të ri, mbështetur në koncepte të kohës dhe në teknologji të së ardhmes. “Potenciali për prodhimin e energjisë me këtë teknologji në të ardhmen është shumë i madh”, të thotë Kola. Projekti i Paneleve Diellore të Kalasë së Gjirokastrës është faza e parë e një plani ambicioz për ta kthyer këtë kala në një atraksion të rëndësishëm turistik për rajonin. GCDO, në bashkëpunim me faktorë të tjerë në Gjirokastër, aktualisht po punon për të krijuar një muze në Kala dhe, sipas parashikimeve, gjysma e energjisë që nevojitet për muzeun e ri do të prodhohet me teknologjinë e paneleve diellore. Muzeu i ri që mendohet të mbajë emrin e romanit të gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, “Kronikë në Gur”, do të bëhet një fokus i vizitorëve vendas dhe të huaj që vizitojnë gjithnjë e më shumë qytetin e gurtë, ku ata të njihen me trashëgiminë e jashtëzakonshme të Gjirokastrës dhe luginës së lumit Drino. Sipas planit, synohet që muzeu të hapet nga pranvera e vitit 2011.
Kalaja, interes për vizitorët
Kalaja shumëshekullore është ndërtuar mbi një shkëmb, që ka formë kurriz-peshku dhe sundon me lartësinë e tij gjithë qytetin të Gjirokastrës. Ajo ka një planimetri në formë të çrregullt dhe të përzgjatur dhe mbrohet nga shtatë kulla, që kanë forma poligonale dhe trapezoidale, e cila përshkohet nga katër hyrje, prej të cilave tre kryesore dhe njëra e dorës së dytë. Kështjella e Gjirokastrës u pushtua nga Ali Pashë Tepelena në vitin 1812 dhe pas pesë vjetësh mori formën aktuale. Përmes projektit të ndriçimit me energji diellore u krye njëkohësisht edhe ndriçimit i ri artistik i galerisë së hyrjes në Kala, që krijon një efekt të jashtëzakonshëm për evidentimin e vlerave të saj ndërtimore. Galeria me topat e vendosura anash saj ka pasur deri tani një ndriçim të varfër dhe të amortizuar, aspak mikpritës për vizitorët. Galeria ka tani një ndriçim të ri, mbështetur në koncepte të kohës dhe në teknologji të së ardhmes. “Potenciali për prodhimin e energjisë me këtë teknologji në të ardhmen është shumë i madh”, të thotë Kola. GCDO, në bashkëpunim me faktorë të tjerë në Gjirokastër, aktualisht po punon për të krijuar një muze në Kala dhe, sipas parashikimeve, gjysma e energjisë që nevojitet për muzeun e ri do të prodhohet me teknologjinë e paneleve diellore.
Viziton qytetin bregdetar zv/ambasadori gjerman në Tiranë
Saranda tërheq vëmendjen e turistëve
gjermanë, interes për sigurinë
SARANDË - Saranda dhe profili i saj gjithnjë e më turistik, janë bërë tërheqëse jo vetëm për turistë gjermanë, por edhe projektin GTZ. Një delegacion i saj, në përbërje të të cilit ka marrë pjesë edhe zëvendësambasadori gjerman në Tiranë, zoti Jan Rudolf, kanë kërkuar të informohen për atë çfarë ofron sivjet Saranda në sezonin “Verë 2009”. Në një takim me zëvendëskryetarët e bashkisë Robert Maçi e Fatos Mullaj, si dhe me drejtorin e Drejtorisë së Turizmit në këtë bashki, Aristotel Bita, ata janë njohur me përgatitjet për verën e sivjetme. Në shërbim të turizmit në Sarandë do të jenë 10 mijë shtretër, ndërkohë që drejtori Bita tha se shumica e hoteleve pritet të aplikojnë çmime që variojnë nga 25 deri në 40 euro për dhomë. Pjesëtarët e delegacionit gjerman u interesuan të dinë se për se turisti gjerman duhet të zgjedhë Sarandën për të pushuar këtë verë. Ata pyetën edhe se si arrihet në këtë qytet dhe se cilat janë objektivat e pushtetit vendor për turizmin. Interesim të veçantë shfaqën pjesëtarët e delegacionit të GTZ në Sarandë për probleme që lidhen me pronësinë mbi tokën dhe pasuri të tjera private të shtetasve në rajonin e Sarandës dhe se si ka ecur procesi i regjistrimit e hipotekimit të pronave. “Çfarë sigurie ka, nëse një i huaj vendos të blejë një truall apo pronë në Sarandë”,-pyetën ata. Realisht u tha se ligji shqiptar e lejon blerjen e trojeve apo pronave të tjera nga të huajt, por blerje të tilla ende kanë koeficient të ulët sigurie, pasi regjistrimi i pronave ka përfunduar vetëm në masën 80% të tyre.
Brigjet e detit Jon, që lagin qytetin e Sarandës gjatë tre viteve të fundit ka pasur një fluks të madh pushuesit. Sipas statistikave zyrtare nga pushteti vendorë, vitin e kaluar gjeografia e pushuesve të huaj u shtua ndjeshëm dhe për herë të parë mbi 5 mijë pushues maqedonas kanë zgjedhur qytetin e Sarandës për të kaluar pushimet verore. Qyteti i Sarandës, që ndodhet rreth 250 kilometra larg kryeqytetit, shtrihet përgjatë gjirit të detit Jon, i cili kufizohet midis Kepit të Dentes, aty ku derdhet lumi i Bistricës në det dhe në veriperëndim me Kepin e Paledhese, me një gjatësi prej rreth 7.5 kilometra dhe gjerësi maksimale një kilometër. Në pjesën jugore laget nga ujërat e detit Jon me temperatura të ujit nga 16,2 gradë celsius në muajin shkurt dhe 24,3 gradë celsius në muajin gusht.
E. Molla