Reformat ndryshuan jetën e shqiptarëve
08/05/2009 Kryeministri Sali Berisha analizon katër vitet e qeverisjes së vendit
Për kreun e qeverisë lufta kundër korrupsionit solli miliarda dollarë në arkën e shtetit
Kryeministri Sali Berisha ka mbrojtur katër vitet e qeverisjes së vendit dhe reformat e ndërmarra prej tij. Ai ka evidentuar reformat e ndërmarra në arsimin vendas, në shëndetësi, në performancën dhe rritjen e ekonomisë së vendit, në luftën kundër korrupsionit dhe prona. Gjatë një emisioni televiziv, Berisha ka pohuar se arritjet e ndërmarra nga kabineti i tij qeverisës kanë kaluar në etapa të vështira. Pikë e debatuar ka qenë lufta kundër korrupsionit. Për Kryeministrin Berisha, Shqipëria aktuale nuk mund të krahasohet kurrsesi me atë të katër viteve të mëparshme. Sipas tij, në sajë të luftës kundër korrupsionit në arkën e shtetit shqiptar është mundësuar të hidhen 4.2 miliardë dollarë më shumë. Ai kujtoi se institucionet më të rëndësishme dhe prestigjioze kanë renditur Shqipërinë në 10 vendet më të suksesshme në botë në luftën kundër korrupsionit. Sipas tij, qeveria ka ndërmarrë reforma të thella duke ndalur prokurimet joelektronike, të cilat sollën një ndalim të fenomenit të korrupsionit. Kryeministri Berisha i pyetur në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, tha se nuk kishte lidhje me korrupsionin. Shefi i ekzekutivit nënvizoi faktin se Gërdeci ishte një tragjedi e rëndë teknologjike. Duke folur mbi përgjegjësitë e qeverisë së tij, Berisha tha se ka marrë përsipër të gjitha. “Kishte përgjegjësi dhe mbi bazën e saj janë marrë të gjitha masat ligjore për të ndihmuar Prokurorinë për të kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Në bazë të kësaj përgjegjësie u dhanë pensione për të prekurit nga kjo tragjedi”, ka deklaruar Berisha. Duke u ndalur në dhënien e pensioneve për të prekurit direkt nga kjo tragjedi, Berisha tha se ishte e detyrueshme për qeverinë që të merrte atë vendim, pasi ishte ndërmarrja shtetërore MEIKO përgjegjëse për sigurinë në fabrikën e demontimit. Kryeministri Berisha ka thënë se në katër vitet e drejtimit të vendit janë kryer reformat të rëndësishme dhe të suksesshme. Kështu, ai përmendi rritjen e rrogave dhe të pensioneve si për arsimtarët, punonjësit e sistemit shëndetësor, dhe për punonjësit e administratës. Ai pohoi se jo gjithçka ka përfunduar, por se gjërat janë vendosur mbi shina. Duke u ndalur tek papunësia, Berisha tha se janë mbi 80 mijë punonjës në sektorin privat janë siguruar. Sipas tij, kjo vjen për shkak të luftës kundër informalitetit. Ai tha se ekziston një mekanizëm që lidhet me rritjen ekonomike. Ndërsa në lidhje me furnizimin me energji të popullsisë Berisha deklaroi se kjo përbënte një premtim të mbajtur plotësisht.
Vrasja e deputetit
Kryeministri Berisha ka deklaruar se vrasja e deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi, ishte një akt shumë i rëndë. Ai ka thënë se detyra e qeverisë është që të ndihmojë institucionet përgjegjëse që të bëjnë një hetim më të plotë. Ai nuk ka dhënë asnjë detaj mbi ecurinë e hetimeve, pasi nuk ka asnjë dijeni. Sipas tij, Kryeministri nuk mund spekuloj dhe se është policia dhe Prokuroria që merret me hetimet, pasi duke bërë publike variante mbi këtë akt të rëndë dëmtohet familja e të ndjerit. “Për të vdekurit duhet të tregojmë një respekt të caktuar. Kam detyrë të ndihmojë me çdo mënyrë dhe për këtë kemi vënë 250 mijë euro”, ka thënë Kryeministri Berisha.