E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kalaja e Gjirokastrës, një prej monumenteve më të veçantë, destinacioni i fundjavës për turistët e huaj

Falë vlerave historike dhe arkitektonike që mbart kështjella e gurtë e Gjirokastrës, është atraksioni kryesor i qytetit, që vitet e fundit po pret një numër të lartë vizitorësh vendas e të huaj, përgjatë gjithë vitit.

Turistët e huaj të ardhur për herë të parë dhe ngelen të mrekulluar nga qyteti dhe nga ky monument i veçantë.

“Vij nga Brazili. Sapo kemi ardhur këtu dhe çdo gjë është e mrekullueshme në këtë kështjellë. Për ne është hera e parë që po e vizitojmë. E kemi parë me rrjete sociale këtë vend dhe vendosëm ta vizitojmë.“

“Unë jam nga Londra. Është një qytet i veçantë dhe me një arkitekturë të mrekullueshme. Është hera e parë që vij këtu. Kam qenë në Tiranë dhe Berat. Ndodhemi në kala tani dhe po shikojmë e njohim nga afër historinë dhe vlerat. Do ta rekomandoj te miqtë e mi.“

Qyteti i gurtë, me të gjitha sitet dhe vendet e larmishme që ka, është një prej destinacioneve më të vizitueshme, që çdokush preferon ta frekuentojë qoftë dhe për një ditë të vetme.

Gazetare: L. Fili

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›