E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalaja e Tepelenes banoret grabisin guret per shtepi

Kalaja e Tepelenes nje nga simbolet e rendesishme te historise ne jug te venditpo shkon drejt degradimit dhe renimit te saj te plote. Vitet e fundit nje pjese e konsiderueshme e mureve te kalase te ngirtur praen lumit Vjose kane filluar te rreshkasin dhe te cahen. Per shkak te erozionit toka ka pesuar gerryerje dhe muret mbrojtese te saj nuk mund te mbajne rreshkitjet qe po peson toka ne kete zone.

Alarmante eshte gjithashtu carja tektonike e murit lindor ne kete keshtjelle nga me te lashtat dhe me te rendesihmet jo vetem historike por edhe per mjeshterine e ndertimit dhe arktekturen e saj.Ne ndryshim nga keshtjellat e tjera ne jug te vendit qe jane te papopulluarane kete keshtjelle eshte vendosur lagjku pas viteve 90 brenda saj jane shtuar edhe rreth 30 ndertime te tjera kryesisht shtepi banimi njesi tregettare dhe sherbimi.

Por nuk eshte vetem popullimi shkaku qe ka sjelle demtimin e monumentit.Pervc gjurmeve te shekujve qe kane kaluar banoret jo rralle here kane marre guret origjinale te murit te kalase per te ndertuar shtepite e tyre duke shkaterruar teresisht shume struktura origjinale te ndarjes dhe hapesirave te tjera te brendeshme te kalase. Edhe dy portat kryesore kane vite qe nuk mund te funksionojne me pasi jane te bllokuara nga mbeturinat. Nese nuk do te frenohen nderhyrjet e njerezve brenda pak vitesh kalaja e tepelenes mund te mos ekzistoje me.

Ismail Xhaferri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›