E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlora qe prej dy ditesh pa uje te pijshem

Nga Ndermarrja e Ujesjellesit Vlore thone se aktualisht po punohet per ndertimin e nje nyje te re ne zonen e Skeles ku ndodhet dhe magistrali kryesor i sistemit te furnizimit gje qe e ka detyruar firmen zbatuese te projektit te nderprese furnizimin me uje te qytetit.

Po nga ky institucion bejne me dije se ne ditet ne vazhdim do te kete nje permiresim te situates. Qytetaret e Vlores jane perballur me mungesen e ujit te pijshem edhe ne muajt e veres gje qe detyroi nderprerjen e punimeve ne ate periudhe dhe rifillimin ne muajin shtator.

Ndertimi i ujesjellesit te ri ka hyre ne fazen perfundimtare nderkohe qe punimet duhet te ishin mbyllur ne pranvere te ketij viti. Ujesjellesi i Vlores ka nisur te ndertohet pothuajse dy vjet me pare. Me perfundimin e punimeve parashikohet qe qyteti te furnizohet pa nderprerje me uje te pijshem.

2010-10-24 1433

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›