E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brenda vitit 2010 do te eliminohen 20 mije ton municione

Burime nga kjo ministri njoftojne se deri ne fund te muajit shtator jane eliminuar mbi 14 mije ton municione dhe synohet qe brenda vitit 2010 te eliminohen rreth 20 mije ton nga 19 400 ton qe ishte plani.

Ne zbatim te plan-veprimit te Ministrise se Mbrojtjes per asgjesimin e ketyre municioneve procesi i eliminimit te tyre ne Forcat e Armatosura ka vazhduar me ritme te kenaqshme nepermjet demontimit industrial qe kryhet ne tre uzina ushtarake ate te Policanit Mjekesit dhe Gramshit si dhe ne 9 poligone te miratuara me ligj te vecante ne Kuvend.

Gjate periudhes janar-shtator 2010 jane ngritur dhe vene ne pune 4 linja te reja industriale dhe 5 poligone asgjesimi me detonim. Nderkohe qe ne vitin 2011 procesi i demilitarizimit te municioneve futet ne nje faze intensive dhe vendimtare per realizimin e objektivit per eliminimin e gjithe sasise se municioneve te teperta brenda vitit 2013.

Sipas zyrtareve te Ministrise se Mbrojtjes municionet e teperta qe ne vitin 1992 llogariteshin ne rreth 194 mije ton jane kryesisht prodhim ushtarak kinez por dhe armatim rus dhe shqiptar pa perjashtuar ketu dhe municionet e mbetura nga Lufta II Boterore.

2010-10-24 1012

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›