Kalaja e Tiranes, "strehe mbeturinash"
Luljeta Ndoka
Kane kaluar 13 muaj nga dita kur rrenojat e Kalase se Tiranes u zbuluan me buje te madhe, jane perfolur projekte te tera ambicioze, jane dhene fonde madje, nga Keshilli i Evropes, por gjithcka eshte si nje vit me pare. Rrenojat e Kalase jane po aty, tabela me mbishkrimin ""Ketu po kryhen germime arkeologjike per Kalane e Tiranes", eshte po e njejta, por aty ka nje ndryshim te madh. Gropa e kalase sa vjen e mbushet perdite e me shume me mbeturina. Balta dhe lluca bashkejetojne cdo dite me madheshtine e rrenojave te Kalase, te cilat u publikuan me aq pompozitet e u shoqeruan me projekte te llojllojshme nga ana e bashkise se Tiranes dhe Ministrise se Kultures.
Plehrat
Duket se funksioni i vetem qe po kryen gropa prane kalase se Tiranes eshte vetem te qenit kazan mbeturinash. Edhe pse disa te tille ndodhen jo fort larg rrenojave te Kalase se Tiranes, serish banoret e Tiranes zgjedhin t'i hedhin mbeturinat atje. Ka me se nje vit qe nje tabele ben me dije se aty po behen punime, e megjithate, asnje punetor, asnje specialist, asnje mbikeqyres nuk gjendet prane kalase per te bere dicka per te ardhmen e saj, deshmitare e prejardhjes se Tiranes. Drejtuesit e Bashkise se Tiranes dolen me mjaft zjarr dhe deklaruan me t'u zbuluar rrenojat se zona do te rrethohej dhe do te realizohej nje studim dhe germim me imtesishem arkeologjik. Do te vazhdonin germimet dhe zona do te shpallej e nje rendesie e vecante dhe do te mbrohej dhe rikonstruktohej, por as kjo nuk u be. Perkundrazi, gjithcka eshte ne nje gjendje per te ardhur keq. Sepse jo vetem deshmitaret e ekzistences se nje kalaje, por asnje zone e nje metropoli nuk e meriton te trajtohet me nje indiference te tille.
Projekti
Ne shtator ne vitit te kaluar, kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama, me nje buje te madhe, prezantoi projekt-idene per Kalane si dhe per zonen ku ajo gjendet. Duke bere me dije se ky investim financohej nga BE, Rama tha se po plotesohet nje detyrim ndaj historise si dhe ndaj qytetareve qe te shikojne nga afer nje pjese te prejardhjes se Tiranes se sotme dhe te neserme. Ne njoftimet zyrtare te Bashkise se Tiranes u deklarua se "Pas zbulimit te nje pjese te rrenojave te Kalase se Tiranes, te konsideruara me vlere te cmuar per ruajtjen e trashegimise kulturore dhe historike, Bashkia e Tiranes i kushtoi nje vemendje te vecante zones rreth Kalase se Qytetit". Ne fakt, nje fjale e tille te ben te mendosh se c'nenkupton zyra e shtypit e Rames me togfjaleshin "vemendje e vecante". Nese me kete, ka parasysh neglizhence, indiference dhe shperfillje, atehere kjo eshte e vertete qe Bashkia po i kushton jo thjesht vemendje, po te gjithe vemendjen e saj, kalase se Tiranes.
Premtimet
Deklarata e Rames me 20 shkurt 2008
Para me shume se nje viti, kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama eshte prononcuar ne lidhje me faktin e zbulimit te themeleve te Kalase se Tiranes ku eshte vene re ekzistenca e tre kullave perberese te Kalase. Ai tha shprehimisht: "Prej disa ditesh jemi ne kontakt me specialiste te Monumenteve te Kultures lidhur me kete ngjarje shume te rendesishme per historine e kryeqytetit. Ne kemi sot perpara nje fakt i cili eshte rreqethes per sa i perket prejardhjes se Tiranes, te historise se saj qe me kete zbulim ridimensionohet. Sot na duhet te koordinojme te gjithe ekspertet, jo vetem te monumenteve te Kultures por edhe te trafikut per te kuptuar se cila mund te jete zgjidhja optimale, ne menyre qe kjo vlere e re por njekohesisht edhe e vjeter e Tiranes sone te jete ne syte e te gjitheve dhe qe nga ana tjeter, Tirana te jete nje qytet i jetueshem dhe i qarkullueshem ne zemer te saj". E, pra, zgjidhja e gjet, por rrenojat vazhdojne te jene ne gjendjen qe ishin si sot nje vit me pare.
1
Milion
Euro ka akorduar Keshilli i Evropes per Kalane e Tiranes. Lajmin e beri te ditur disa muaj me pare drejtori i Instituti te Monumenteve te Kultures Lorenc Bejko, i cili tha se ngerci qendron ne lidhje me devijimin e trafikut nga Bashkia. Por, edhe pas zgjidhjes, nuk u be asgje.
Muret
Qytetaret e Tiranes u perballen ne shkurt 2008 me rrenojat e kalase se qytetit te tyre, ne nje kohe specialistet e monumenteve pohojne se kane pasur heret dijeni per ekzistencen e tyre. Por ato nuk jane zbuluar per faktin se mes gureve te kalase ka tubacione ujit te pijshem.