E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Te rritet pagesa e kujdestarise dhe cilesia e dializes"

Te semuret nga veshkat, te cilet bejne dialize dhe hemodialize kane paraqitur nje projektligj te ri ne Komisionin e Shendetesise, ku kerkojne me shume mbeshtetje nga shteti. Ne kerkesat qe ata i kane drejtuar deputeteve, kane qene rritja e pageses se kujdestareve te tyre, perfshirje e nje pagese per transportin, shtimin e disa qendrave te tjera te dializes ne te gjithe vendin. "Me ane te ketij projektligji ne i kerkojme qeverise qe te jape nje fond me te madh, per permiresimin e cilesise se sherbimit te dializes. Aparaturat me te cilat ne mbahemi gjalle jane shume te vjetra, po keshtu edhe kushtet ne te cilat na ofrohet sherbimi, nuk jane aspak te mira" ka pohuar kryetarja e shoqates se pacienteve qe kryejne dialize, Alma Degjonaj. Deputetet e Komisionit te Shendetesise, kane mundur vetem te degjojne kerkesat e ketyre pacienteve pasi nuk mund te japin nje zgjidhje per ta. Ajo qe kane vendosur drejtuesit e Komisionit parlamentar te Shendetesise ka qene nje takim me drejtues te Ministrise se Shendetesise. "Kerkesat qe ju keni paraqitur jane shume te drejta, por duhet pare se sa mundesi ka Ministria e Shendetesise per plotesimin e tyre, ndaj e shikoj te udhes qe ne nje takim te radhes te ballafaqojme te dy palet, pra Shoqaten e Pacienteve qe Kryejne Dialize dhe perfaqesues nga Ministra e Shendetesise" eshte shprehur kryetari i Komisionit te Shendetesise, Tritan Shehu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›