Kalendari i Superligës dhe Kategorisë së parë

Superliga dhe Kategoria e Parë e futbollit kanë njohur tashmë edhe kalendarin për sezonin e ri futbollistik. Përplasjet intersante startojnë që në javën e parë të kampionatit të 72 kombëtar të futbollit. Dinamo kampione do të luajë në shtëpi – të parën në mbrojtjen e titullit – përballë Flamurtarit, skuadrës më active në merkato, bashkë me Skënderbeun. Korcarët sfidojnë fituesit e Kupës së Shqipërisë në Kavajë, Besën, ndërkohë që rikthehet që në fillim takimi tradicional i viteve të fundit Elbasani-Tirana.
Kampionati starton në 21 gusht, ndërsa takimet ashtu si në sezonin e kaluar do të ndahen mes të premtes, të shtunës dhe të dielës. Tre faza sërisht për Superligën, me kalendarin e fazës së fundit, të përcaktuar nga renditja, në përfundim në dy fazave të para. Për të ndjekur derbin kryqytetas, Tirana-Dinamo duhet pritur java e 7-të e kampionatit, me Tiranën pritëse, ndërsa në javën e 18-të do të jetë Dinamo, organizatore të takimit.
Fillim premtues, të paktën në hedhjen e shortit, ku nuk pati kontestime nga të pranishmit, presidentë dhe përfaqësues klubesh. Gjithësesi dualizmi tek Partizani vazhdon ende, e konfirmuar kjo edhe nga prezenca e të dy aksionarëve të klubit, Albert Xhanit dhe Paro Laçit. Shorti u hodh nga sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani dhe moderatorja e Televizionit Alsat, Stela Kotri, nën asistencën e shefit të Sektorit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku.
Eno Skarço