Vizat, eksperti europian me Bashën
Komisioni Europian vlerëson plotësimin e kritereve shtesë për Shqiperine per liberalizimin e vizave. Ekspertët e Brukselit qe ndodhen ne Tirane u takuan më ministrin e Brendshem Lulzim Basha dhe vlerësuan procesin. Shefi i Njësisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Zgjerimit në Drejtorinë e Përgjithshme për Lirinë dhe Sigurinë të Komisionit Europian, Luigi Soreca tha se ishte i kënaqur për progresin që është konstatuar. “çdo gjë është në rrugën e duhur”, tha ai.
Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme thuhet se Përfaqësuesit e Komisionit Europian vlerësuan se është bërë punë shumë e mirë për Strategjinë për riintegrimin e të riatdhesuarve. Ata kane konstatuar rezultate të kënaqshme në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, narkotrafikut dhe trafikut të qenieve njerëzore si dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të Policisë së Shtetit. Po ashtu ekspertet e Brukselit vlerësuan rezultatet e deritanishme të agjencive ligj-batuese në fushën e goditjes së aseteve ekonomiko-financiare të krimit të organizuar.
Alsat