E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalendari i terheqjes se fatures financiare te legalizimeve



Anilejda Shembitraku

Gazeta Albania publikon kalendarin sipas te cilit 928 pronaret e objekteve informale te cilat jane gati per legalizim duhet te paraqiten prane zyrave te ALUIZNI-t Tirane per te terhequr faturat financiare. Njesia 1 dhe 2 duhet te paraqiten diten e hene njesite 3 dhe 4 duhet te paraqiten diten e marte njesite 5 dhe 6 duhet te paraqiten diten e merkure njesite 7 dhe 8 duhet te paraqiten diten e enjte njesite 9 10 dhe 11 duhet te paraqiten diten e premte.

Kerkesa
Zyra qendrore e ALUIZNI-t ka te drejte te miratoje zgjatjen e afatit te pageses se detyrimit per subjektin individual i cili nuk ka likuiduar kestin sipas kontrates. Afati maksimal per permbushjen e ketij detyrimi eshte jo me shume se 3 vjet te tjere. Ngarkohet Keshilli i Ministrave qe ne varesi te rasteve te deklaruara per paaftesi paguese te percaktoje menyrat dhe procedurat alternative per shlyerjen e detyrimit. Likuidimi i cmimit te kontrates se shitjes kryhet ne numrin e llogarise bankare te celur per kete qellim nga ALUIZNI. Pagesa mund te behet ne leke ne vlere te plote monetare te pasurise ne proces legalizimi dhe me bono privatizimi. Per siperfaqet jashteligjore ketu kemi parasysh siperfaqet mbi 500 metra katrore pagesa parashikohet me vleren e tregut. Ne qofte se nje personi i takon te legalizoje banesen dhe 300 metra katrore ne perputhje me ligjin ai 80 per qind do ti paguaje me letra me vlere pra ashtu sic jane percaktimet ligjore. Siperfaqja ekstra qe eshte jashte parashikimit ligjor te procesit te legalizimit dhe qe eshte parashikuar te paguhet me vleren e tregut do te jete 50 me letra me vlere dhe 50 me leke - theksojne specialistet e ALUIZNI-t.

Procedura
Cdo qytetar fiton te drejten te marre tapine e shtepise se tij pasi ka shlyer detyrimet nga shtetit. Procedura ka nisur me matjet dhe verifikimet e bera nga ALUIZNI dhe pergatitja e nje dosjeje te plote per cdo qytetar. Me pas me ligjin e ri per pagesen me bono privatizimi kesaj dosjeje i shtohet dhe kerkesa e bere nga vete qytetaret per menyren se si duan te bejne pagese. Ata kane te drejte qe deri ne 80 te vleres te paguajne me bono. Gjithashtu dy fatura te tjera ne dosjen perkatese jane dhe taksa per ndikimin ne infrastrukture e cila eshte vetem 0.5 per qind e cmimit baze te vendosur nga Enti i Banesave rreth 140 leke si dhe nje tjeter fature qe percakton nje tarife fikse per sherbimin prej 4 mije lekesh per cdo kat te ndertimit informal. Te gjitha keto dokumente me shkresen zyrtare te ALUIZNI-t u mundesojne qytetareve qe te paraqiten ne banken perkatese per te bere pagese.

PERJASHTIMET
Ndertimet informale qe nuk legalizohen

Nuk kualifikohet per legalizim objekti i ndertuar pa leje ose shtesa e siperfaqes tej lejes se miratuar qe
1- Cenon sistemin rrugor dhe hekurudhor kombetar e rajonal si dhe brezat mbrojtes te tyre te parashikuar nga plani i pergjithshem rregullues apo studime te cdo niveli te miratuar a ne proces.
2- Shkel vijen e ndertimit ne rruget e kategorise se pare te dyte dhe te trete te parashikuar nga plani i pergjithshem rregullues studimet urbanistike apo projektet e vecanta per infrastrukturen rrugore te cdo niveli.
3- Cenon integritetin e Monumenteve te Kultures deshte ngritur mbi/ose brenda brezit mbrojtes te kolektorit diges ose aeroportit.
4- Cenon trungun kryesor te infrastruktures inxhinierike.
5 - Eshte ngritur brenda territoreve dhe kufirit mbrojtes te zonave te mbrojtura me akte ligjore dhe nenligjore.
6- Cenon sistemet dhe brezat mbrojtese te kanaleve kulluese dhe ujitese.
7- Eshte ngritur brenda kufirit mbrojtes te burimeve natyrore si nafte e gazmbajtese burimeve minerare energjetike burimeve e rezervave ujore etj.

Kostoja
1- Tarifa e sherbimit nga ALUIZNI per cdo kat te ndertimit informal 4 mije leke
2- Taksa e ndikimit ne infrastrukture 2 e kostos se ndertimit
3- Gjoba per siperfaqet pa leje per individet 4 e cmimit fiskal
4- Gjoba per siperfaqet pa leje per ndertuesit 10 e cmimit fiskal
5- Gjoba per ndryshimin e destinacionit nga ndertuesit 20 e cmimit fiskal

Dita e Femijeve
Topalli pret femijet rome ne Kuvendin e Shqiperise

Femije te komunitetit rom nga e gjithe Shqiperia u mblodhen dje ne mjediset e salles se seancave plenare ne nje aktivitet te organizuar nen kujdesin e kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli me rastin e Dites Nderkombetare te Femijeve. Une nuk besoj se ka vetem nje dite ne vit qe eshte per femijet. Cdo dite e vitit eshte per femijet cdo ore e dites eshte per femijet cdo dite e javes eshte per femijet cdo jave e muajit eshte vetem per ju per secilin prej jush - tha kryetarja e Kuvendit ndersa shtoi se kjo eshte e vlefshme per te gjithe prinderit te afermit dhe te gjithe shoqerine. Topalli nenvizoi se Kuvendi eshte mbi te gjitha shtepia e femijeve te cilet jane e ardhmja dhe per kete arsye ne Kuvend jane miratuar shume nisma ligjore te cilat synojne permiresimin e jetes jo vetem te femijeve por te te gjithe shqiptareve. Ajo u foli femijeve per traktatin nderkombetar te te drejtave te femijeve qe eshte instrumenti i pare ligjor qe trajton femijet si te barabarte pavaresisht nga vendi ku lindin nga gjuha qe flasin nga traditat dhe kultura prej se ciles vijne.

SEMINARI
Epoke e re per trajtimin e tumoreve

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mori dje pjese ne seminarin shkencor te onkologjise me teme Nje epoke e re ne trajtimin e tumoreve i cili u mbajt ne mjediset e spitalit Hygeia ne Tirane me pjesemarrjen e nje e sere mjekesh te shquar dhe shkencetareve greke dhe shqiptare ministrit te Shendetesise Petrit Vasili etj. Angazhimi yne ne kete sfere kaq delikate eshte angazhim per gjithe shoqerine tone qe jo vetem si individe por si nje familje e gjere te ndertojme nje shoqeri te shendoshe per nenat motrat dhe femijet tane. Semundja e kancerit nuk njeh kufij ajo prek si nenen femijen te afermin mikun shokun prandaj edhe duhet bere e pamundura qe kjo semundje te jete sa me larg familjes dhe vendit tone. Une personalisht do ti beja apel cdo nene cdo zonje cdo individi te bejne kujdes per shendetin e tyre qe te prevenojne ate qe mund te jete fatale por mbi te cilen ne mund te fitojme - ka theksuar kryetarja e Kuvendit.

22 Nentor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›