Zbulohet linja e trafikut te droges nga Gjirokastra ne Tirane
Artan CENA
TIRANE - Sillnin droge nga Lazarati per ta shitur ne Tirane por kjo deri mesnaten duke gdhire dita e djeshme. Efektivet e antidroges ne Policine e Tiranes kane arrestuar rreth ores 2400 dy persona nga Gjirokastra pasi jane kapur me 4 kilograme mariuhane qe do ta shishin ne kryeqytet. Uniformat kishin marre informacione ne rruge operative ne lidhje me kete transport dhe kishin ngritur nje postbllok ne sheshin Rilindja i njohur si Zogu i Zi. Ne kete vend jane arrestuar Alban Kashau 20 vjec dhe 59-vjecari Saimir Kore te dy nga Gjirokastra. Aksioni per arrestimin e tyre ishte koduar Udhetari. Dy te arrestuarit po vinin ne Tirane me autobusin e linjes nderurbane qe ishte nisur ne oret e mesdites nga Gjirokastra.
ARRESTIMET
Kater kilograme droge qe kishte ardhur nga Gjirokastra per tu shitur ne Tirane eshte bllokuar mesnaten duke u gdhire dita e djeshme ne vendin e quajtur Zogu i Zi. Me bllokimin e lendes narkotike jane vene ne pranga dhe dy persona te cilet ishin transportuesit e saj. Burimet zyrtare nga Policia e Tiranes thane se efektivet e Sektorit Kunder Narkotikeve kane bere te mundur realizimin e operacionit policor te koduar Udhetari duke arrestuar ne flagrance dy persona dhe sekuestruar sasine prej 4 kilograme lende narkotike mariuane. Ne pranga jane vene Alban Kashau 20 vjec lindur dhe banues ne Gjirokaster i denuar me pare per vjedhje dhe prodhim dhe shitje te lendeve narkotike dhe Saimir Kore 59 vjec lindur dhe banues ne Gjirokaster.
TRAFIKU
Venia ne pranga e tyre eshte bere pasi ne mesnate pas informacioneve te marra ne ngarkim te tyre dhe organizimit te sherbimeve me qellim kapjen e tyre u arrit arrestimi i tyre ne afersi te sheshit Rilindja ne Tirane. Pas nje hetimi te bere ndaj tyre dhe fale informaciove te marra ne rruge operative policia ka arritur ne perfundimin se keto dy persona kane mberritur ne Tirane me linjen e autobuzit Gjirokaster-Tirane me sasine prej 4 kg lende narkotike mariuane e cila dyshohet se kishte destinacion per shitje tregun e Tiranes. Pas arrestimit te tyre ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar lenda narkotike nderkohe qe dosja me materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre i ka kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike.
Ishin ne kerkim policia arreston kater persona
SHKODER - Kater persona te kerkuar jane vene ne pranga nga policia gjate 24 oreve nga dita e premte deri dje. Burime zyrtare nga Policia e Shkodres kane bere te ditur se personat e arrestuar jane te kerkuar per disa vepra penale. Uniformat blu e kane emertuar Fundjava operacionin qe ka cuar ne ndalimin e tij. Gjate nates eshte bere i mundur arrestimi i Besnik Viles 32 vjec lindur e banues ne fshatin Golem Komuna Rrethina Shkoder. Ky ka qene person i shpallur ne kerkim pasi ka tentur te vrase me arme gjahu cifte per motive te dobeta qytetarin me iniciale Z. B. Per Vilen Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder ka vendosur masen e sigurise arrest ne burg per veprat penale te vrasjes se mbetur ne tentative dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake. Personi i dyte i arrestuar eshte Kujdes Alijaj 21 vjec lindur e banues ne fshatin Qerret Komuna Luf Puke. Ky person ishte i shpallur ne kerkim akuzen e shkaterrimit te prones me zjarr. Ai dyshohet se eshte autori i shkaterrimit me zjarr te baneses se qytetarit me inicialet F. P. Po gjate mbremjes de dy diteve me pare eshte ndaluar dhe Edison Malgjoni 20 vjec lindur e banues ne fshatin Levoshe Komuna Iballe Puke pasi ishte ishte ne kerkim nga Komisariati i Policise Puke per vepren penale te vjedhjes. E katerta e arrestuar eshte Xh. Mucaj 55 vjece banuese ne fshatin Vukatane te Komunes Gur i Zi Shkoder nen akuzen e kallzimit te rreme.
Liberalizimi i vizave rriten kerkesat per pasaporta biometrike
ELBASAN - Miratimi Komisionit Europian per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare ka rritur ndjeshem kerkesen e qytetareve te Elbasanit per tu pajisur me pasaporta biometrike. Ne 63 pika postare ne qarkun e Elbasanit vetem brenda nje dite jane shperndare 700 kupona per aplikimet per pasaprotave biometrikte nderkohe qe kerkesa ka qene edhe me e larte. Drejtoresha e postes Alda Biciko ben te ditur se institucioni qe ajo drejton ka bere thirrje te here pas hershme per pajisjen me pasaporta biometrike por qytetaret kane filluar te aplikojne masivisht vetem pas mitratimit te vendimit per heqjen e vizave. Vetem gjate muajit tetor jane shitur 10700 kupona per pashaporta biometrike. Ndersa per muajin nentor deri tani jane shitur 1150 kupona per karta identiteti dhe 3850 kupona per pashaporta biometrike nderkohe qe numri i kerkesave per aplikim ne rang qarku gjate nje dite e kalon shifren e 4 mije personave.
Perplaset ne rruge i moshuari ne gjendje te rende
DURRES - Nje aksident automobilistik ka ndodhur ne qender te qytetit te Durresit mesditen e djeshme. Nje i moshuar eshte goditur nga nje automjet i tipit BMW me targa te Durresit ndersa po ecte ne rruge. Ne spitalin e qytetit bregdetar bejne te ditur se gjendja e 87-vjecarit Rexhep Doda eshte e rende. Ai ka pesuar fraktura te ndryshme nga perplasja me automjetin dhe ndodhet ne reanimacionin e ketij spitali nderkohe qe sherbimet e policise rrugore kane nisur kryerjen e veprimeve proceduriale per te percaktuar rrethanat e aksidentit dhe pergjegjesite mbi te.
Kapet autoboti me nafte te vjedhur ne Ballsh
MALLAKASTER - Nafta e uzines se Ballshit vijon te grabitet ne mes te dites. Rasti me i fundit eshte zbuluar nga policia e cila ka bllokuar nje maune prane kthesave te Visokes. Sipas policise pronaret e mjetit kishin instaluar nje bot ne karroceri te cilin e kishin mbushur me nafte te vjedhur nga tubacioni kryesor i uzines buze lumit Gjanica. Por edhe kete radhe grabitesit kane mundur te largohen duke i shpetuar policise. Aktualisht kane nisur hetimet per te zbuluar se kujt i perket makina e cila eshte pa targa. Mesohet se operacioni i policise nisi pas denoncimit te specialisteve te kompanise Albpetrol te cilet kishin pikasur carjen e tubacionit dhe rrjedhjen e naftes ne rruge.
22 Nentor 2010