Protesta per plehrat kerkohet anulimi importit
Anilejda Shembitraku - Grupi qytetar u mblodh dje per ti thene jo importit te plehrave sipas nje vendimi te qeverise qe parashikon qe mbetjet te importohen per qellime perdorimi riciklimi dhe perpunimi. Te mbledhur para selise se Kryeministrise dhjetera perfaqesues te grupimit qytetar i bene thirrje qeverise qe te ktheje mbrapsht vendimin e miratuar per mbetjet pasi ky vendim do te ishte shkaterrim sipas tyre per Shqiperine. Hej hej qeveri Sduam plehra ne Shqiperi Shqiperia nuk eshte kosh plehrash ishin thirrjet e pjesemarresve ne proteste. Jemi ketu per te dhene nje mesazh shume te dashur per shqiptaret qe atdheu yne Shqiperia te jete nje vend i paster ndaj ti themi jo importit te plehrave. Jemi kunder vendimeve te tilla jemi per te percaktuar nje strategji si ta pastrojme vendin si ta bejme me te bukur dhe jo te importojme mbetjet e botes. Ne duhet te kemi nje kuader ligjor dhe nje infrastrukture te plote per importimin e mbetjeve konform standardeve te BE-se - tha ambientalisti Lavdosh Feruni.
Apeli
Me pas dhjetera pjesemarres moren fjalen dhe kerkuan qe qeveria te reflektoje perpara se te ndermarre veprime per te cilat do te pendohet per shkak te demeve qe do ti shkaktojne ato vendit. Grupimi i reagimit qytetar i drejtoi nje apel qeverise dhe pushtetit vendor qe te perfshihet ne nje fushate kombetare apo lokale per te pastruar Shqiperine nga plehrat. Burime nga Ministria e Mjedisit kane bere me dije se behet fjale per lende te pare per industrine ricikluese qe mund te largoje 6000 tone mbeturina ne muaj dhe nuk behet fjale per import plehrash. Por ky vendim eshte kritikuar nga shume shoqata ambientalistesh.
Vendimi
Keshilli i Ministrave pak kohe me pare vendosi Miratimin e listave te mbetjeve qe lejohen te importohen per qellime perdorimi riciklimi dhe perpunimi. Importimi lejohet duke u bazuar ne kodet dhe titujt e mbetjeve qe figurojne ne listat e miratuara nga qeveris. Mbetjet qe do te lejohet te importohen duhet te jene te listuara. Ndalohet importimi i mbetjeve te listave qe ka miratuar qeveria ne rastet kur ato permbajne mbetje e materiale te rrezikshme ne ate mase qe percaktohen sipas Ligjit Nr.9537 date 18.5.2006 Per administrimin e mbetjeve te rrezikshme. Listat e mbetjeve te miratuara me kete vendim rishikohen dhe plotesohen ne perputhje me thellimin e perafrimit dhe sipas amendimeve te akteve perkatese te BE-se nga te cilat ato jane marre. Mbetjet importohen dhe ruhen te ndara sipas llojit qe tregohet ne kodin dhe titullin e tyre. Mbetjet e lejuara per importim sipas ketij vendimi ruhen ne vende te posacme dhe ne kushte te pershtatshme magazinimi brenda territorit ku kryhet veprimtaria e miratuar per perdorimin perpunimin dhe riciklimin e tyre. Importi behet sipas rregullave te percaktuara ne Vendimin Nr.806 date 4.12.2003 te Keshillit te Ministrave Per miratimin e rregullave e procedurave per importimin e mbetjeve me qellim perdorimi perpunimi e riciklimi.
Lista
Mbetjet e Listes se gjelber
1- Mbetje te metaleve dhe aliazheve te metaleve ne trajte metalike jo te shperbere
2- Mbetje me permbajtje metali te dala nga shkrirja ngurtesimi dhe rafinimi i metaleve
3- Mbetje qe permbajne metale
4- Mbetje nga operacionet ne miniera keto mbetje duhet te jene ne trajte jo te shperbere
5- Mbetje qelqi ne trajte jo te shperbere
6- Mbetje qeramike ne trajte jo te shperbere
7- Mbetje qe permbajne kryesisht perberes inorganike te cilet mund te permbajne metale dhe materiale organike
8- Mbetje plastike te ngurta
9- Mbetje te letres te kartonit dhe produkteve te letres
10- Mbetje tekstile
11- Mbetje te patrajtuara te tapes dhe drurit
12- Mbetje te industrise agro-ushqimore
13- Mbetjet e krijuara nga regjia perpunimi dhe perdorimi i lekures
14- Mbetje me perberes kryesisht organike te cilat mund te permbajne metale dhe materiale inorganike.
Lista e Konventes se Bazelit
1- Mbetje metalike dhe mbetje me permbajtje metali
2- Mbetje qe permbajne kryesisht perberes inorganike te cilet mund te permbajne metale dhe materiale organike
3- Mbetje qe permbajne kryesisht perberes organike qe mund te permbajne metale dhe materiale inorganike
4- Mbetje qe mund te permbajne edhe perberes organike edhe inorganike
MINISTRIA E EKONOMISE
Tarifat doganore per mbeturinat urbane 0
Ndryshimet tarifore te disa produkteve nder te cilat edhe mbeturinat urbane llumrat e ujerave te zeza dhe mbeturinat klinike jane pjese e detyrimeve te Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes METE ne Organizaten Boterore te Tregtise OBT. Keto angazhime jane marre ne vitin 2000 kohe ne te cilen Shqiperia eshte pranuar si anetare me te drejta te plota ne OBT. Gjate procesit te pergatitjes se pergjigjeve te pyetesorit te BE-se per kapitullin 30 doli qe nje grup produktesh kishte ndryshim ne tarifen e zbatuar ne OBT. Sipas METE-s Shqiperia e ka shprehur qarte vullnetin e saj per tiu pergjigjur te gjitha angazhimeve te marra ne kuader te OBT-se. Pavaresisht nga propozimi per ndryshimin e tarifes ekzistuese keto produkte jane tashme me tarife 0 per te gjitha vendet e BE-se. Ndryshimi i propozuar nga 2 ne 0 do te jete i vlefshem vetem per vendet e tjera me te cilat Shqiperia nuk ka nje Marreveshje te Tregtise se Lire. Regjimi i import/eksportit per kategori te caktuara produktesh te cilat ne perputhje me parimet e OBT-se dhe angazhimet e tjera nderkombetare rregullohet me instrumente te tjera nga ato tarifore. Regjimi i importit per produktet e rrezikshme per jeten dhe shendetin e njeriut apo mjedisin ne mbeshtetje te legjislacionit shqiptar ne fuqi dhe ne zbatim te Konventes se Bazelit behet ne perputhje me listen jeshile e cila percakton produktet e lejuara per tu importuar dhe tregtuar ne Shqiperi.
22 Nentor 2010