E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalendari vuan pasojat e shtyrjes për ndeshjet e fazës së tretë

Ndeshjet

Ndeshjet e prapambetura të fazës së dytë, të cilat nuk ishin luajtur për shkak të terreneve të rënduara nga moti i keq, i kanë dhënë pasojat e tyre tashmë në kalendarin e sfidave të fundit të këtij sezoni. U desh shtyrja me një javë e fillimit të fazës së tretë. Por tani FSHF-ja ka vendosur të rikuperojë në kohë. Për këtë arsye dje është miratuar një tjetër ngjeshje e kalendarit të ndeshjeve të kësaj faze. Sikurse është bërë e ditur, takimet e javës së 28 të Kategorisë Superiore do të zhvillohen ditën e shtunë datë 17 prill (të gjitha në orën 14.00). Ndërsa sfidat e javës së 29 të Kategorisë Superiore do të zhvillohen ditën e mërkurë më datë 21 prill (të gjitha në orën 14.00). Nuk pëson ndryshim kalendari i Kategorisë së Parë, ku java e 26 do të zhvillohet të shtunën më 17 prill (ora 15.00), ndërsa java e 27 do të luhet ditën e shtunë datë 24 prill (ora 15.00).

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›