Kaliforni, mësuesja pushohet nga puna, u shfaq në një video porno
OXNARD- Në qytezën Oxnard të Kalifornisë Jugore mësuesja e shkencave ekzakte Stacie Halas është shkarkuar nga puna pasi është shfaqur në një video porno, njoftuan zyrtarët e shkollës.
Bordi i shkollës “Richard B. School Haydock” në një seancë urgjente, vendosi të shkarkojë nga puna mësuesen e klasave të shtata dhe të teta pas përhapjes së lajmit se ajo ishte parë nga nxënësit në një video porno që qarkullonte në internet.
Presidentja e bordit, Veronica Robles-Solis ka treguar se bordi votoi unanimisht për shkarkimin e mësueses. "Donim të ruanim imazhin e shkollës, nëse kjo ngjarje merrej vesh në qytetin tonë do të shkaktonte shumë polemika", tha ajo.
Sic raporton Huffington Post, videoja e mësueses u shfaq muajin e kaluar, ndërsa mësohet se ishte regjistruar kohë më parë se ajo të bëhej mësuese.
(ma.ar/BalkanWeb)