Bleona Mata mbush 7-vjec, familja feston mes dhimbjes e lotëve
KUKëS- 29 gusht, Bleona Mata mbush 7-vjec. Vogëlushja e zhdukur në mënyrë misterioze në Zapod të Kukësit ka mbushur me dhimbje familjen në një ditë të shënuar si kjo. Të gjithë sot do të ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen e Bleonës, ndërsa vogëlushja do të përgatitej për të hyrë në klasë të parë, duke celur kështu siparin e jetës së gjatë shkollore.
Gazetarët tanë kanë qënë sot pranë familjes së vogëlushes, të cilët cdo fjalë e apel e kanë përcjellë mes lotëve e dhimbjes.
“Shumë goditje në zemër, shumë plagë përderisa vajza jonë nuk ndodhet pranë nesh. Kujtoj vitin e kaluar, kur Bleona festoi 6-vjetorin e të gjithë ishim të gëzuar, duke festuar në harmoni. Ndërsa një vit më vonë, gjithcka katastrofë...dhimbje. Ilutem zotit e shtetit që sa më parë të ma kthejë vajzën në shtëpi”,- arrin të thotë mes lotëve nëna e Bleonës, ndërsa në duar mban një fustan, dhuratën që Bleona nuk mund ta shohë.
Edhe gjyshja e vogëlushesh lëshon të njëjtin apel, që Bleona e vogël të kthehet në shtëpi. Sipas saj, “vajza është e gjallë, por e kanë marrë për birësim”.
Bleona u zhduk nga fshati Zapod më 22 maj, plot 4 muaj e 7 ditë më parë. Bashkë me të ka qënë edhe halla e saj, e cila sot, mes fjalëve të pakta hedh dyshimet për njërën nga vajzat e tjera që e shoqëronte në bjeshkë, por nuk humb rastin të fajësojë edhe veten me fjalët, “kam shpresa se do të kthehet, por për mua është shumë e vështirë se ka humbur në duart e mia, unë e kam parë për herë të fundit… ”.
Të gjitrhë pjestarët e familjes, gjatë këtyre muajve mendjen e kanë tek ajo, edhe vëllai i vogël Mandi nuk rresht së tthirruri emrin “Bleona”. Mes lotësh gjyshi i vogëlushes deklaron se ditëlindjen e saj do ta festojne mes fëmijëve në kopësht, ndërsa kostumin që kishte vendosur ti dhuronte, do ta blejë porsda vajza të kthehet.
Familja i është drejtuar disa ditë më parë policisë për nisjen e hetimeve. Janë shoqëruar mbi 40 persona që nga ajo, ditë por prokuroria nuk ka gjetur asnjë element që provon implikimin e tyre në rrëmbim. Për personat që do të jepnin të dhëna mbi vendndodhjen e vogëlushes, është vendosur në dispozicion një shpërblim prej 3 milion lekë të reja. Nga kontrollet e bëra në zonë, madje edhe në Kosovë e Maqedoni nuk është mundur të gjehet asnjë gjurmë e vajzës. Ndërkohë fotoja e saj është shpërndarë tashmë në të gjithë botën, nga Interpol Tirana.
(m.a/BalkanWeb)