E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalimash, tragjedia e radhës, vdes në galeritë e braktisura 42 vjeçari

Bashkim Shala

KUKËS: Industria e vdekjes, serish  ka shkaktuar viktima, pikërisht në diten e pavaresisë. Xhevdet Miftar Batusha, 42 vjeç, baba i tre fëmijeve ka humbur jetën mesditen e 28 nentorit.Poperpiqej të nxirrte krom ne galeritë e braktisura të minierës  së Kalimashit në rrethin e Kukesit. Shkëputja e një masivi shkembinjsh  i ka rënë në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ne vendin e ngjarjes si zakonisht kanë shkuar forcat e policisë për të kryer formalitetet e rastit. Viktima Xhevdet Batusha ishte me banim në lagjen Kenetë të Durresit, por papunesia e ka detyruar atë që ti drejtohet  serish vendlindjes për të mbijetuar. Si rrugezgjidhje ka gjetur nxjerrjen e kromit në galeritë e braktisuara të Kalimashit. Rritja e çmimit të mineralit të kromit e hekur nikelit në bursë ka shtuar kwrkeswn e tregtarwve per grumbullimin e tyre  nga “skllevërit” e shekullit të XXI. Banorë të këtyre fshatrave  si dhe të gjithë zonave krommbajtese janë vënë në kerkim  të mineralit të kromit në galeritë e braktisuara të minierave të shfrytezuara para viteve 90-të. Numri i viktimave të regjistruar në zonat krom-mbajtese të qarkut të Kukesit i ka kaluar tashmë  ato të regjistruara në minierën  e Bulqizës. Janë shenuar 15 viktima dhe disa të plagosur, nderkohë që dy viktima me pasojë vdekjen janë regjistruar edhe si pasojë e konflikteve të krijuara per zonat mineral mbajtese. Familjet e këtyre zonave nuk kanë asnjë të ardhur, pas mbylljes së minierave të kromit pas viteve 90-të. Minierat e kromit në qarkun e Kukesit ,  janë  mbyllur pas viteve 90-të, ku galeritë e këtyre minierave  kanë mbetur në mëshirë të fatit.

Tragjedia e radhes  për kromin, ngjarje e paralajmëruar

Dhjetra familje nga fshatrat e zonave të kromit i janë sulur fushave mineral mbajtese  duke gërmuar me kazma, por edhe më lëndë plasese në kërkim të mineralit. Nderkohe që banorë të fshatrave ku ka galeri po shrytëzojnë ato jashtë çdo parametri sigurie  duke rrezikuar jetën. Minerali i kromit grumbullohet nga fshatarët dhe më pas u shitet firmave që disponojnë liçensa për tregtinë e kromit.

Viktimat  në galeritë e kromit në dy vitet e fundit ne qarkun e Kukesit

Bilbil Brati-Golaj  i rrethit të Hasit

Alfred Muslia-Dukagjin i rrethit të Kukesit

Sefer Ademi -Surroj i rrethit te Kukesit

Xhevdet Aliaj-Zgjeç i rrethit të Hasit

Besim Jahelezi -Kam i rrethit Tropojë

Sali Dauti-Golaj i rrethit të Hasit

Hajrie Jahelezi-Kam Tropojë

Avdi Gjuni-Kalimash Kukes

Xhezair Sulmata-Mamez-Kukes

Besnik Halili-Bushat-Kukes

Erjon Geci-Pac i rrethit Tropojes

Dritan Neza-Pac i rrethit Tropojes

Xhevdet Batusha-Kalimash i rrethit të Kukesit.

Viktimat e regjistruara si pasojë e konflikteve për kromin

Erion Xhahu-Gjegjan-Kukes

Vullnet Nerguti-Gjegjan-Kukes

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›