E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne kufirin greko-shqiptar kapen 4 shqiptar

Policia greke ka arrestuar kater shqiptare ne kufirin midis Gjirokastres dhe Janines. Sipas informacioneve shqiptaret kane qene duke udhetuar ne dy automjete dhe po tentonin te futeshin ilegalisht nga vendi i quajtur Delvinaq drejt Janines. Policia greke ben me dije se nje nga automjetet ka shtuar shpejtesine pasi ka vene re policine dhe makina eshte gjetur e braktisur ne Kato Lavdhani por pak kohe me vone policia arriti te arrestoje edhe 2 shqiptaret te cilet udhetonin me kete makine ndersa drejtuesi i mjetit ende nuk eshte kapur. Mesohet se ne automjetin tjeter policia greke ka arrestuar edhe dy shqiptare te tjere perkatesisht 23 dhe 40-vjec. Dyshohet se shqiptaret do te futeshin ne Greqi per te transportuar droge nderkohe qe policia greke vijon hetimet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›