Qumeshti kinez, analizat e nxjerrin te paster
Nuk eshte gjetur as edhe nje gjurme melanine, substanca me permbajtje toksike dhe kancerogjene qe dyshohej te ishte e pranishme ne qumeshtin "Made in China". Pas analizave te mbi 609 kampioneve qumeshti kinez te kryer nga autoritetet Kineze, ky produkt rezulton i paster. Lajmi u be i ditur dje nga agjencia e njohur e lajmeve kineze Beijing Morning Post qe citon nje deklarate te autoritetit mbi kontrollin e higjienes dhe shendetesise italiane qe u informua sot nga Pekini se se fundi ishin kryer analiza te imtesishme ne mbi me shume se 609 produkte qumeshti kinez. Nga kontrollet e imtesishme te kryera nga autoritetet e higjienes dhe shendetesise Kineze, nuk rezulton te kete gjurme melanine ne qumeshtin Kinez, ne kundershtim me ate c'ka pretendohet nga autoritetet e kontrollit te higjienes dhe shendetesise te disa shteteve Evropiane te cilat kane ndaluar se fundmi, shitjen, duke konfiskuar dhe cdo produkt dhe nenprodukt te qumeshtit "Madei n China". Nuk eshte akoma e qarte se kemi te bejme me rezultate analizash te rreme nga autoritetet Kineze apo me politika komerciale tendencioze te BE, qe duan ne nje fare menyre te bllokojne shitjen e produkteve kineze duke favorizuar shitjen e produkteve Evropiane.