E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaljari-Inter, i fituari është Ibrahimoviç

Kaljari - Kampionët e Interit pësuan një humbje të ngushtë 1-2 në transfertën e Kaljarit për javën e parafundit të Serisë A. Megjithëse ishin të parët që kaluan në avantazh, djemtë e drejtuar nga Hoze Murinjo nuk arritën dot të mbronin golin e shënuar nga Zllatan Ibrahimoviç në minutën e 8-të.

Barazimi për Kaljarin do të vinte në minutën e 34-t me anë të Cossu. Në minutën e 71-të Akuafreska kalon në avantazh skuadrën vendase, duke i dhënë fitoren përfundimtare.

I fituari i vetëm i këtij takimi duket suedezi Zllatan Ibrahimoviç, i cili arriti në kuotën e 23 golave, aq sa ka edhe sulmuesi i Bolonjës, Marko di Vaio.

Interi ndodhet në kuotën e 81 pikëve, 10 më shumë se Milani dhe Juventusi. Ndërsa Kaljari pozicionohet në vendin e 9-të me 53 pikë.

Në logon e Serisë A mund të gjeni rezultatet dhe renditjen e plotë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›